
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në Konferencën e parë Ndërkombëtare organizuar në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, që u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë panelit “Gratë, Paqja dhe Siguria - një këndvështrim nga Ballkani Perëndimor”, Ministrja Xhaçka bëri një rezyme të situatës lidhur me të drejtat e grave dhe përfshirjen e tyre në jetën publike, ndërsa sugjeroi hapa të rëndësishëm për sigurimin e objektivave të kësaj agjende.
“Si një anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit, Shqipëria synon të kontribuojë në ruajtjen dhe forcimin e rendit shumëpalësh të bazuar në adresimin e sfidave globale dhe promovimin e paqes dhe sigurisë. Një nga prioritetet tona gjatë mandatit dy vjeçar, janë të drejtat e grave e vajzave, pasi jemi të bindur se ndërtimi dhe ruajtja e paqes është e mundur vetëm kur gratë janë të përfshira. Ne besojmë fuqimisht se të drejtat e grave dhe zërat e tyre janë thelbësore për të drejtat e njeriut, demokracinë, sigurinë dhe prosperitetin. ”, u shpreh ministrja në fjalën e saj.
Ministrja Xhaçka po merr pjesë në forumin dyditor të Prespës, organizuar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al