Postuar më: 09 Korrik 2021

Hiqen kufizimet në kuota, prej 13 korrikut shqiptarët lëvizin lirshëm drejt Greqisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar prej datës 13 korrik, qytetarët shqiptarë do të lëvizin lirshëm drejt Greqisë, pa kufizime në kuota. 

Prej kësaj date, do të hapet dogana e Tre Urave çka pritet t'i lehtësojë lëvizjen banorëve të Përmetit dhe zonës së Ersekës. 

Kjo pikë doganore do të funksionojë nga ora 08:00 deri më 20:00, ndërsa dogana e Qaf Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve. 

Po ashtu, duke filluar nga sot në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe  dhe autobusëve. 

Tashmë, mes dy vendeve nuk ka asnjë kufizim në lëvizje, si për pasagjerët, ashtu edhe për mallrat.