Postuar më: 15 Shtator 2021

Konferenca rajonale “Gratë në Politikën e Jashtme”, Fino: Shqipëria progres në rritjen e rolit të gruas në procese të rëndësishme vendimmarrëse

Zv. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, mori pjesë në Konferencën e parë Rajonale “Gratë në Politikën e Jashtme” që u zhvillua në Shkup, në Maqedoninë e Veriut. 

Gjatë fjalës së saj në panelin “Gratë në Politikën e Jashtme – Perspektivat e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, zv. Ministrja Fino prezantoi arritjet e Shqipërisë sa i përket forcimit të rolit të gruas në shoqërinë shqiptare. 

Fino theksoi se ka pasur një rritje të konsiderueshme të përfshirjes së grave në procese të rëndësishme vendimmarrëse, sikurse edhe në politikën e jashtme. 

Në përfundim të konferencës u miratua një Deklaratë e Përbashkët në të cilën u vendosën objektiva të rëndësishme për të realizuar forcimin e të drejtave të grave.