Postuar më: 16 Korrik 2021

MEPJ thirrje shtetasve shqiptarë lidhur me situatën e përmbytjeve në Evropën perëndimore

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e përmbytjeve në Evropën perëndimore, ku deri më tani janë raportuar humbje të mëdha jete në Gjermani dhe Belgjikë dhe ka pasur dëme materiale në Holandë, Luksemburg dhe Zvicër. 

MEPJ i bën thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në Gjermani, Belgjikë, Holandë, Luksemburg dhe Zvicër që të kontaktojnë me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në numrat e emergjencës si më poshtë: 

Ambasada e RSH-së në Berlin: +491748619587
Ambasada e RSH-së në Belgjikë: +32485401237
Ambasada e RSH-së në Holandë: +31616275159
Ambasada e RSH-së në Zvicër: +41774099729

MEPJ dhe ambasadat shqiptare në këto vende janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase, teksa deri më tani nga bilanci i raportuar nuk është konfirmuar asnjë humbje jete i shtetasve shqiptarë. 

Një ditë më parë Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehu ngushëllimet për të gjithë familjarët e personave që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve në këto vende. 

“E trishtuar nga humbja tragjike e jetëve pas përmbytjeve tragjike në Gjermani, Belgjikё, Luksemburg dhe Holandё. Zemra dhe mendja jonë shkon te të prekurit dhe familjet e tyre”, u shpreh ministrja në postimin e saj në Twitter.