
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të organizuar në Varrezat e Dëshmorëve, ku u mbajtën homazhet në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Atdheut.
Ministrja Xhaçka u shpreh se mënyra më e mirë për t'i respektuar dëshmorët në këtë ditë e çdo ditë është kthimi në realitet i Shqipërisë që ata ëndërruan.
"Nuk mjafton të përulemi përpara sakrificës së tyre. Ata dhanë jetën për këtë vend, për një Shqipëri më të mirë, dhe nuk ka mënyrë më të mirë të denjë për t'i respektuar dëshmorët në këtë ditë e çdo ditë, sesa duke punuar fort për ta bërë realitet Shqipërinë që ata ëndërruan", tha kryediplomatja Xhaçka.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al