
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, nis të enjten një vizitë zyrtare në Itali, ku do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi di Maio.
Fokusi kryesor i vizitës së ministres Xhaçka është njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit.
Të dy ministrat, do të kenë një deklaratë për shtyp pas konfirmimit zyrtar të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al