
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka uruar besimtarët muslimanë të cilët festojnë muajin e shenjtë të Ramazanit.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Ministrja Xhaçka i ka uruar agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve muslimanë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.
"Urimet më të sinqerta për muajin e sakrificës dhe të triumfit në emër të idealeve të larta njerëzore. Zoti ua pranoftë", u shpreh ajo.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al