Postuar më: 04 Maj 2021

Nisja e stërvitjes ushtarake 'DEFENDER EUROPE 21'/ Ministrja Xhaçka: Tregues i qartë i marrëdhënieve të shkëlqyera Shqipëri-SHBA

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të çeljes së stërvitjes ushtarake 'Defender Europe 2021'. 

Ministrja Xhaçka e cilësoi këtë si një ngjarje historike që tregon qartë marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. 

"DEFENDER EUROPE 21, përgatitjet për të cilën pata nderin t’i ndjek nga afër gjatë drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes, është dëshmia më e qartë e marrëdhënieve të shkëlqyera me SHBA, seriozitetit të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, por edhe i profesionalizmit të Forcave të Armatosura", u shpreh ajo.