Postuar më: 21 Shtator 2021

Takimet e nivelit të lartë në Nju Jork, Xhaçka: Krenare për përkushtimin e Shqipërisë ndaj paqes dhe multilateralizmit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në hapjen e takimeve të nivelit të lartë të sesionit të 76 të OKB, në Nju Jork, në të cilin mori pjesë dhe Presidenti i SHBA, Joe Biden. 

Në postimin e saj në Facebook, Ministrja Xhaçka u shpreh krenare për përkushtimin që Shqipëria ka treguar ndaj multilateralizmit dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve. 

"Në ditën ndërkombëtare të paqes, nisën në Nju Jork takimet e nivelit të lartë të Sesionit të 76 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Krenare për përkushtimin e Shqipërisë ndaj multilateralizmit dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve. Mirëpresim bashkëpunimin me të gjithë vendet partnere për të çuar më tej kauzën e paqes në botë.”

Shqipëria tanimë si anëtare jo e përhershme e KS ka si prioritet të saj kontribuimin në ruajtjen e paqes, duke adresuar sfidat globale nëpërmjet zgjidhjes paqësore të konflikteve dhe ndërmjetësimit.