Përsëritje njoftimi: CON 2021/23 Ekspert Ndërkombëtar mbi zhvillimin e metodologjisë dhe mjeteve të trajnimit mbi të dhënat dhe statistikat e migrimit me fokus migrimin e punës – Afati përfundimtar 10 tetor 2021

Përsëritje njoftimi: CON 2021/23 Ekspert Ndërkombëtar mbi zhvillimin e metodologjisë dhe mjeteve të trajnimit mbi të dhënat dhe statistikat e migrimit me fokus migrimin e punës – Afati përfundimtar 10 tetor 2021

 

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Misioni në Shqipëri, në kuadër të projektit “Forcimi i kuadrit të migrimit të punës në Shqipëri”, zbatuar nga Misioni i IOM në Tiranë, përmes mbështetjes financiare të Fondit të Zhvillimit të IOM-it përsërit Njoftimin e Hapur  CON 2021/23 – Konsulent Ndërkombëtar për zhvillimin e metodologjisë dhe mjeteve të trajnimit për të dhënat dhe statistikat e migrimit,  me fokus në migrimin e punës.

 

Afati i fundit për pranimin e aplikimeve është data 10 tetor 2021.  Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV dhe/ose Formularin e të Dhënave Personale (PHF), të cilin mund ta shkarkoni nga linku në njoftimin në anglisht, së bashku me një Letër Shoqëruese në anglisht me të dhëna mbi  kompetencëat, përfshirë edhe përvojën e mëparshme, nëse ka, duke shënuar Kodin e Referencës (CON 2021/23), si dhe tre referenca profesionale dhe kontaktet  e tyre (email dhe nr. telefoni), dërguar në adresën:

HumanResourcesTirana@iom.int.

 

Bashkëlidhur, gjeni Njoftimin e Hapur.

CON 2021-23 INTERNATIONAL Consultant - Capacity Development- Labour Migration Satistics Deadline 10 October 2021