Përshkrimi |
– Ruajtja e interesave të shtetasve shqiptarë, persona fizikë dhe juridik, në territorin e shtetit të vendqëndrimit, në përputhje me ligjet dhe rregulloret e atij shteti; – Ruajtja të interesave të të miturve dhe të të paaftëve, shtetas shqiptarë, sidomos kur për ta kërkohet vendosja e një kujdestarie, në përputhje me ligjet,rregulloret e shtetit pritës dhe aktet ndërkombëtare në fuqi; – Rekomandimi i avokatëve dhe përkthyesve të liçensuar kur shtetasi shqiptar ka nevojë apo i përkthyesve të liçensuar; – Sqarimi i shtetasve shqiptarë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme që u dalin bazuar në legjislacionin e vendit. |
Dokumentacioni i nevojshëm |
1) Dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti biometrike) 2) Dokumenta të tjera (që i vijnë në ndihmë çështjes) |
Hapat e procedurës |
Aplikohet Online tek sistemi nga qytetari Qytetari merr përgjigje me email ose telefon |
Tarifa e shërbimit |
Falas |
Afatet e përgjigjes |
Në varësi të rrethanave |
Shënime |
-Përfaqësitë konsullore mbajnë një listë të avokatëve dhe përkthyesve të liçensuar në juridiksionin që mbulojnë. -Konsujt duhet të kenë informacionin e nevojshëm mbi legjislacionit vendas për t’i udhëzuar shtetasit tanë për probleme të ndryshme. |
Aplikim |
VAZHDO APLIKIMIN Kliko ketu |
© Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.