Aplikim për Ekstrakt dokumenti (Dublikatë) |
|
---|---|
Përshkrimi | Lëshimi në kërkesë të interesuarve i ekstrakteve të dokumenteve origjinale, të lëshuara nga vetë përfaqësia diplomatike apo konsullore ose nga autoritetet shqiptare |
Dokumentacioni i nevojshëm | 1)Një dokument identifikimi, pasaportë ose kartë identiteti biometrike 2) Dokumenti origjinal, i vlefshëm dhe i lëshuar nga autoriteti përgjegjës 3) Mandat pagesa |
Hapat e procedurës | 1)Aplikimi online 2)Verifikimi online nga konsulli 3)Komunikimi i konsullit tek qytetari për tu paraqitur në Përfaqësi 4) dërgimi ekstark dokumenti (dublikatë) me postë |
Tarifa e shërbimit | 20 euro ose Tarifa ekuivalente në monedhën vendase |
Afatet e përgjigjes dhe vlefshmëria | -Lëshimi bëhet në momentin që paraqitet i interesuari. 5 ditë |
Shënime | Në rastet kur konsulli nuk është i bindur për vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura nga shtetasi, ai kryen procedurat e verifikimit të tyre nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme ose Institucioneve të vendit ku është lëshuar dokumenti; Në vendet që nuk ka Ambasadë apo Konsullatë shqiptare, të interesuarit i drejtohen noterëve vendas; Për t’u njohur nga autoritetet në Shqipëri vërtetimet e noterëve vendas, duhet të legalizohen ose apostilohen. |
APLIKIM | PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU |
© Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.