APLIKIM PËR LEGALIZIMIN E DOKUMENTEVE TË LËSHUARA NGA INSTITUCIONE TË HUAJA | |
---|---|
PËRSHKRIMI | LEGALIZIMI I DOKUMENTEVE TË LËSHUARA VETËM NGA INSTITUCIONET E HUAJA |
DOKUMENTACIONI | NGA KONSULLI Asnjë dokument NGA APLIKANTI 1. Dokumenti që do të legalizohet 2. Mandat pagesa |
FAZAT E APLIKIMIT | është i rregullt-qytetari merr njoftimin në email mbi statusin “Pranuar”, udhëzimet mbi dokumentacionin, numrin e llogarisë për pagesën e tarifës së shërbimit ka parregullsi-qytetari merr njoftimin për plotësimin e dokumenteve apo të të dhënave sipas udhëzimeve brenda 10 ditëve nuk përmbush asnjë kriter, të nevojshëm për shërbimin e kërkuar aplikimi “Refuzohet” |
FAZAT I-II | I-TARIFA E SHËRBIMIT 15 euro per shtetasit shqiptare Tarifa ekuivalente në monedhën vendase II-VLEFSHMËRIA E DOKUMENTIT Pa afat |
FAZA III-IV | III-MARRJA E SHËRBIMIT Me paraqitje fizike ose me postë Pas kryerjes së pagesës duhet të dërgoni me postë të parapaguar në adresën e Ambasadës/Konsullatës mandatin origjinal (jo fotokopje) ose mund të paraqiteni personalisht IV-KOHËZGJATJA E SHËRBIMIT 10-30 ditë Qytetari ka 20 ditë (kalendarike) kohë për të përcjellë dokumentacionin origjinal në Ambasadë/Konsullatë |
UDHËZIME | • Misionet Diplomatike dhe Postet Konsullore të Republikës së Shqipërisë kryejnë legalizimin e dokumenteve të prodhuara nga administrata e vendit pritës dhe ato të vendeve të tjera që mbulojnë, vetëm për ato shtete që ende nuk janë bërë palë në Konventën e Hagës për Apostille-n) • Në rastet kur konsulli nuk është i bindur për vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura nga shtetasi, ai kryen procedurat e verifikimit të tyre nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme ose Institucioneve të vendit ku është lëshuar dokumenti. Vetëm pas marrjes së përgjigjes nga autoritetet dhe konfirmimit të tij, shtetasi mund të riaplikojë për shërbimin. • Në vendet që nuk ka Ambasadë apo Konsullatë shqiptare, të interesuarit i drejtohen noterëve vendas. Për t’u njohur nga autoritetet në Shqipëri vërtetimet e noterëve vendas duhet të legalizohen ose apostilohen, si çdo dokument tjetër i huaj. |
APLIKIM | PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU |