Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme
04-APLIKIM PËR LEJE KALIMI (LAISSEZ PASSER)
PËRSHKRIMI PAJISJA ME LEJE KALIMI E SHTETASVE SHQIPTARË TË RRITUR DHE MINORENË, QË NUK KANË NJË DOKUMENT TË VLEFSHËM UDHËTIMI, OSE NUK JANË PAJISUR ME PARË ME PASAPORTË BIOMETRIKE SHQIPTARE DHE DO TË UDHËTOJNË ME DESTINACION FINAL REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
DOKUMENTACIONI NGA KONSULLI
1. Në rast se nevojitet gjenerohet certifikata e lindjes ose familjare nga NCR
NGA APLIKANTI
DOKUMENTET PER LEJE KALIMI PËR TË RRITUR
1. Fotokopje e Pasaportës ose Kartë identiteti (ose)
2. Leje Drejtimi Automjeti, format i ri elektronik (nëse ka)
3. Denoncimi pranë autoriteteve kompetente vendase për humbjen e pasaportës *për rastet e humbjes *
4. 2 foto me përmasa 4×5 cm me ngjyra dhe me sfond të bardhë
DOKUMENTET PËR LEJE KALIMI PËR FËMIJË
1. Fotokpje e pasaportës ose Kartë identiteti (ose)
2. Certifikatë lindje (e lëshuar nga autoritetet e huaja e apostiluar ose legalizuar) ose
3. Akti i lindjes i spitalit i certifikuar (apostilim ose legalizim)
4. Denoncimi pranë autoriteteve kompetente vendase për humbjen e pasaportës (për rastet e humbjes), i apostiluar ose legalizuar dhe i përkthyer
5. Dokument që tregon të qenurit kujdestar ligjor, i përkthyer dhe noterizuar
6. 2 foto të fëmijës me përmasa 4×5 cm me ngjyra dhe me sfond të bardhë;
UDHËZIME PËR APLIKUESIN *Për denoncimin e humbjes së pasaportës ose kartës ID:
1-Ju mund të deklaroni humbjen e dokumenteve të identitetit në llogarinë tuaj në e-albania në link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14922
ku dokumenti gjenerohet brenda 3 ditësh në llogarinë e qytetarit ose të
2-Aplikoni për shërbimin Aplikim për vërtetim për vetëdeklarim për humbje, vjedhje, dëmtim apo bllokim të dokumenteve në Ambasadë/Konsullatë në link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13658
FAZAT E APLIKIMIT është i rregullt-qytetari merr njoftimin në email mbi statusin “Pranuar”, udhëzimet mbi dokumentacionin, numrin e llogarisë për pagesën e tarifës së shërbimit
ka parregullsi-qytetari merr njoftimin për plotësimin e dokumenteve apo të të dhënave sipas udhëzimeve brenda 10 ditëve
nuk përmbush asnjë kriter, të nevojshëm për shërbimin e kërkuar aplikimi “Refuzohet
FAZAT I-II I-TARIFA E SHËRBIMIT
30-euro ose shuma e barazvlefshme me monedhën vendase
II-VLEFSHMËRIA E DOKUMENTEVE
Afati i vlefshmërisë, sipas rrethanave 10 ditë deri në 6 muaj (për raste të veçanta)
FAZA III-IV III-MARRJA E SHËRBIMIT
Me paraqitje fizike ose me postë për të rritur
Me paraqitje fizike të fëmijës i shoqëruar nga njëri prind ose kujdestari ligjor
IV-KOHËZGJATJA E SHËRBIMIT
10-30 ditë
Qytetari ka 20 ditë (kalendarike) kohë për të përcjellë dokumentacionin origjinal në Ambasadë/Konsullatë ose paraqitjes fizike (për minorenët dhe personat që nuk identifikohen)
UDHËZIME & PROCEDURA Pas kryerjes së pagesës duhet të dërgoni me postë të parapaguar në adresën e Ambasadës/Konsullatës mandatin origjinal (jo fotokopje), 2 fotografitë dhe kopje të dokumentit të ID ose denoncimit origjinal në rast humbjeje ose mund të paraqiteni personalisht
KUR APLIKOHET PËR FËMIJË-Fëmija duhet të paraqitet në Përfaqësi të paktën me njërin prind ose kujdestarin ligjor. Në rastet e paraqitjes me njërin prind duhet pëlqimi i prindit tjetër (nëpërmjet një deklarate noteriale ose një deklarate para nëpunësit të gjendjes civile, zyrtarë komunal/bashkiak (në vendet që praktikohet), të firmosur dhe vulosur nga këta nëpunë.; Për të miturin me kujdestar ligjor duhet ti bashkëlidhet dokumenti që konfirmon kujdestarinë ligjore të fëmijës.
Rasti 1– Kur qytetari identifikohet (në sistemin TIMS)- Leja e Kalimit i dërgohet qytetarit me postë ose presenze fizike
Rasti 2– Kur qytetari nuk identifikohet -Qytetari duhet të paraqitet ta tërheqë Lejen e Kalimit në Përfaqësi.
Rasti 3– Bëhet përjashtim “Leja e Kalimit”, pa qenë e nevojshme prania personale e personit, kur shtetasi është i ndaluar, arrestuar ose burgosur. Në këtë rast lejohet pranimi i kërkesës së bërë nga autoritetet kompetente për të huajt në vendin pritës, që merren me përmbarimin e veprimeve të kthimit në atdhe të personave në gjendje të parregullt;
Rasti 4– Përjashtim bëhet dhe për arsye të forta shëndetësore, kur personi nuk mund të paraqitet në përfaqësi. Në këtë rast kërkesën e bëjnë familjarët ose për këtë paraqesin deklaratë përfaqësimi dhe dokumente të tjera bindëse. Sipas mundësive, konsulli shkon dhe bën verifikimin në spital apo në vendin ku ndodhet i sëmuri.
APLIKIM PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU