APLIKIM PËR LEJE MARTESE/ (NULLA OSTA MATRIMONIO)-VETËM PËR ITALINË | |
---|---|
PËRSHKRIMI | KËRKESË PËR PAJISJE ME LEJE MARTESE (NULLA OSTA) VETËM PËR SHTETASIT SHQIPTARË REZIDENT NË ITALI, TË CILËT KËRKOJNË TË MARTOHEN ME SHTETAS SHQIPTARË, ITALIAN APO TË HUAJ REZIDENT NË ITALI |
DOKUMENTACIONI | NGA KONSULLI 1. Certifikatë lindje për shtetasin/it shqiptarë nga NCR NGA APLIKANTI 1. Certifikatën për lidhje martese, të lëshuara nga Gjendja Civile e Komunës/Bashkisë në Republikën e Shqipërisë dhe të vulosur nga Prefektura përkatëse në Shqipëri. 2. Dokumente identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi (ID) |
FAZAT E APLIKIMIT | është i rregullt-qytetari merr njoftimin në email mbi statusin “Pranuar”, udhëzimet mbi dokumentacionin, numrin e llogarisë për pagesën e tarifës së shërbimit ka parregullsi-qytetari merr njoftimin për plotësimin e dokumenteve apo të të dhënave sipas udhëzimeve brenda 10 ditëve nuk përmbush asnjë kriter, të nevojshëm për shërbimin e kërkuar aplikimi “Refuzohet” |
FAZAT I-II | I-TARIFA E SHËRBIMIT 30-euro ose shuma e barazvlefshme me monedhën vendase II-VLEFSHMËRIA E DOKUMENTIT 6 muaj |
FAZA III-IV | III-MARRJA E SHËRBIMIT Me paraqitje fizike ose me postë Pas kryerjes së pagesës duhet të dërgoni me postë të parapaguar në adresën e Ambasadës/Konsullatës mandatin origjinal (jo fotokopje) ose mund të paraqiteni personalisht IV-KOHËZGJATJA E SHËRBIMIT 10-30 ditë Qytetari ka 20 ditë (kalendarike) kohë për tu paraqitur me dokumentacionin origjinal në Ambasadë/Konsullatë |
RREGULLA TË RËNDËSISHME | Njësia Administrative në Republikën e Shqipërisë lëshon certifikatën për lidhje martese, vetëm pasi shtetasi shqiptar të ketë plotësuar dokumentet për të bërë shpalljen e martesës në Gjendjen Civile në Shqipëri, ku është i regjistruar RASTI 1 LIDHJE MARTESE MES DY SHTETASVE SHQIPTARË-Shtetasit shqiptarë aplikojnë për Prokurë të Posaçme për të autorizuar një person të tretë për shpalljen e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e certifikatave (të lindjes dhe të martesës). Nëse bashkëshortët e ardhshëm janë të ndarë, nevojitet edhe akti i divorcit i lëshuar nga Gjykata që ka marrë vendimin e zgjidhjes së martesës. RASTI 2 LIDHJE MARTESE MES NJË SHTETASI/SHTETASE SHQIPTAR/E DHE NJË SHTETASI/SHTETASE ITALIAN-Për të autorizuar një person të tretë për shpalljen e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e Certifikatave të duhura, bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqiten në Konsullatë me pasaportat e tyre (për shtetasin italian mjafton edhe karta e identitetit) dhe me fotokopjen e pasaportës së personit të tretë, të cilin do të aplikojnë për procure të posaçme për vepruar në emër të tyre në Shqipëri. Shtetasi Italian duhet të paraqesë certifikatën e lindjes me atësi e mëmësi dhe certifikatën e shumëfishtë (në të cilën të përfshihen rezidenca, shtetësia dhe gjendja civile). Të dyja certifikatat duhet të jenë të legalizuara, me vulën “Apostile”, nga prefektura përkatëse italiane. Nëse shtetasi shqiptar që do të martohet është i ndarë, nevojitet edhe akti i divorcit i lëshuar nga Gjykata që ka marrë vendimin e zgjidhjes së martesës. RASTI 3 LIDHJE MARTESE MES NJË SHTETASI/ SHTETASE SHQIPTAR/E DHE NJË SHTETASI/ SHTETASE TË HUAJ Për të autorizuar një person të tretë për shpalljen e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e Certifikatave të duhura, bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqiten në Konsullatë me pasaportat e tyre dhe me fotokopjen e pasaportës së personit të tretë për të aplikuar për prokurë të posaçme për vepruar në emër të tyre në Shqipëri. Shtetasi i huaj duhet të ketë me vete Lejen për Lidhje Martese (Nulla Osta al Matrimonio) të lëshuar nga konsullata e shtetit të tij në Itali Për të gjithë rastet e mësiperme kur bashkëshortët e ardhshëm të jenë pajisur me “Certifikatën për lidhje martese” nga Republika e Shqipërisë e përcjellë nëpërmjet postës në Ambasadë/Konsullatë për të tërhequr dokumentin: Leje për Lidhje martese (Nulla Osta al Matrimonio) |
APLIKIM | PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU |