Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

APLIKIM PËR HEQJE DORË NGA SHTETËSIA

PËRSHKRIMI

 

NJË PERSON MUND TË HEQË DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE KUR NUK MBETET PA SHTETËSI SI REZULTAT I HEQJES DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE OSE ËSHTË REZIDENT NË NJË SHTET TË HUAJ DHE KA SIGURUAR PREMTIMIN E SHTETËSISË TJETËR OSE E KA FITUAR TASHMË ATË

DOKUMENTACIONI

NGA KONSULLI

NGA APLIKANTI

 

  1. Certifikata e lindjes ose personale e aplikuesit
  2. Certifikata familjare e aplikuesit
  3. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore lëshuar nga organet kompetente Shqiptare (Dëshmia e penalitetit)

 

  1. Kërkesa individuale e shtetasit shqiptar drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë (SHKARKO KËTU)
  2. Premtimi nga autoriteti kompetent i shtetësisë tjetër ose dokument shtetësie origjinal, marrë në vendin përkatës (e legalizuar ose e apostiluar) ose në rast se ka fituar shtetësi tjetër kopje të njehsuar të mjetit të idetitetit që e vërteton atë
  3. Likuiditeti financiar që nuk ka detyrime ligjore ndaj institucioneve publike, personave fizikë dhe juridikë –Qytetari aplikon online nga llogaria e tij për këtë shërbim:  https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12573
  4. Vërtetim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
  5. Vërtetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
  6. Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit nëse ka likuiduar të gjithë detyrimet financiare për bashkëshortin/bashkëshorten/fëmijën apo personat nën kujdestari
  7. Deklarata noteriale e të dy prindërve, ku të shprehet pëlqimi i tyre për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare e fëmijëve të tyre të moshës së mitur
  8. Dokumenti që vërteton rezidenën, vendbanimin në shtetin premtues të shtetësisë tjetër (e legalizuar ose e apostiluar)
  9. Mandat pagesa

FAZAT E APLIKIMIT 

është i rregullt-qytetari merr njoftimin në email mbi statusin “Pranuar”, udhëzimet mbi dokumentacionin, numrin e llogarisë për pagesën e tarifës së shërbimit
ka parregullsi-qytetari merr njoftimin për plotësimin e dokumenteve apo të të dhënave sipas udhëzimeve brenda 10 ditëve
nuk përmbush asnjë kriter, të nevojshëm për shërbimin e kërkuar aplikimi “Refuzohet”

FAZA I-II

I-TARIFA E SHËRBIMIT

II VLEFËSHMËRIA DOKUMENTIT

 

30-euro ose tarifa e barazvlefshme me monedhën vendase

6 muaj- Pranohen dokumente të lëshuara, jo më shumë se 6 muajt e fundit, nga data e aplikimit

FAZA III-IV

III-MARRJA E SHËRBIMIT

IV-KOHËZGJATJA SHËRBIMIT

 

Me paraqitje fizike ose me postë

Pas kryerjes së pagesës duhet të dërgoni me postë të parapaguar në adresën e Ambasadës/Konsullatës mandatin origjinal (jo fotokopje) ose mund të paraqiteni personalisht

10-30 ditë
Qytetari ka 20 ditë (kalendarike) kohë për tu paraqitur me dokumentacionin origjinal në Ambasadë/Konsullatë ose paraqitjes fizike

UDHËZIME

  • Të gjitha dokumentet pranohen origjinale, kur janë në harmoni të plotë me njëri tjetrin, pa gabime e pa korrigjime. Dokumentet e marra nga në shtetin tjetër, duhet të jenë të legalizuar apo apostiluara, dhe të përkthyera në gjuhën shqip dhe të noterizuara. Vërtetimi ose çertifikimi i tyre i përkthimit nga një noter shqiptar ose në Ambasadë/Konsullatë 
  • Dokumentet e lëshuara nga shteti i huaj, i premtimit të shtetësisë, vërtetimi i banimit/qëndrimit ose çdo dokument tjetër i lëshuar nga shteti tjetër, kanë vlefshmëri jo më shumë se 2 vitet e fundit.
  • Të gjithë dokumentet që lëshohen nga institucionet e Republikës së Shqipërisë nuk kanë nevojë për legalizim apo apostilim
  • Për aplikuesit e martuar, në dokumentet e lëshuara nga zyrat e gjykatës, prokurorisë, përmbarimit, dhe ato të gjendjes gjyqësore, duhet të figurojnë të dy mbiemrat, nëse aplikuesi/ja e ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit/es.
  • Në rast të ndryshimit të gjeneraliteteve për personat që kanë hequr dorë nga shtetësia dhe kanë fituar shtetësi tjetër, të paraqitet një dokument zyrtar i cili vërteton ndryshimin e gjeneraliteteve në shtetin e shtetësisë së huaj, i legalizuar/apostiluar, përkthyer dhe noterizuar.
  • Certifikatat dhe dëshmia e penalitetit do të pranohen të printuara nga e-Albania me vulë dixhitale nga llogaria e qytetarit ose të printuara dhe të firmosura nga konsulli në Misionet Diplomatike apo Postet Konsullore të R.Sh-së
  • Aplikimet për shtetësinë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve minorenë, për të cilët shprehen

prindërit e tyre

  • Mandatpagesa duhet të përmbajë emrin, mbiemrin e aplikuesit, kodin e aplikimit dhe emrin e shërbimit. 

 

PROCEDURA E INSTITUCIONEVE

  •  Ambasada/Konsullata duhet të depozitojë proces verbalin dhe dosjen e dokumenteve të aplikimit brenda 1 muaji nga data e dorëzimit, pranë MEPJ, e cila përcjell dosjen brenda 15 ditësh në Ministrinë e Brendshme.
  • Me paraqitjen e kërkesës dhe të dokumentacionit shoqërues, Ministria e Brendshme brenda 6 (gjashtë) muajve shqyrton dokumentacionin e paraqitur, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve të përcaktuara në ligjin e shtetësisë dhe i përcjell Presidentit të Republikës propozimin për nxjerrjen e dekretit.

      Në rast se dokumentacioni nuk është i plotë, ministria e brendshme brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve kthen dosjen në MEPJ, dhe kjo e fundit Ambasadës apo Konsullatës për të njoftuar personin e interesuar brenda një afati 15-ditor. 

      Në rast se dokumentaconi është i plotë dhe rregullt Presidenti i Republikës brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga paraqitja e propozimit nga ministria e brendshme nxjerr dekretin përkatës dhe ia komunikon personit që ka paraqitur kërkesën, në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative.

 

  • Kopje e dekretit për lënien e shtetësisë shqiptare i dërgohet edhe Ministrisë së Brendshme për të kryer veprimet e nevojshme administrative në përputhje me legjislacionin në fuqi për gjendjen civile. 
  • Dekreti botohet në Fletoren zyrtare.

APLIKIM

PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN NË e-albania KLIKO KETU