Aplikim për Lidhje Martese me Shtetas Shqiptar/e | |
---|---|
PËRSHKRIMI | LIDHJA E MARTESËS KUR TË DY BASHKËSHORTËT E ARDHSHËM JANË SHTETAS SHQIPTARË DHE TË PAJISUR ME LEJE QËNDRIMI NË VENDIN E REZIDENCËS |
DOKUMENTACIONI | NGA KONSULLI 1. Certifikatë lindje NGA APLIKANTI 1. Pasaportë ose kartë identiteti e vlefshme 2. Leje qëndrimi ose konfermë e qëndrimit të ligjshëm në vendin pritës për shtetasit shqiptarë 3. Certifikatë shqiptare për lidhje martese, jo më e vjetër se 3 muaj 4. Pasaportë ose kartë identiteti për të dy dëshmimtarët |
FAZAT E APLIKIMIT | është i rregullt-qytetari merr njoftimin në email mbi statusin “Pranuar”, udhëzimet mbi dokumentacionin, numrin e llogarisë për pagesën e tarifës së shërbimit ka parregullsi-qytetari merr njoftimin për plotësimin e dokumenteve apo të të dhënave sipas udhëzimeve brenda 10 ditëve nuk përmbush asnjë kriter, të nevojshëm për shërbimin e kërkuar aplikimi “Refuzohet” |
FAZAT I-II | I-TARIFA E SHËRBIMIT 30-euro ose shuma e barazvlefshme me monedhën vendase II-KOHËZGJATJA E REGJISTRIMIT 3 muaj nga data e lidhjes së Aktit të Martesës |
FAZA III-IV | III-MARRJA E SHËRBIMIT Vetëm me paraqitje fizike Pas kryerjes së pagesës duhet të paraqiteni sëbashku me dy dëshmimtarët në Ambasadë/ /Konsullatë me dokumentacionin dhe mandatin origjinal (jo fotokopje) IV-KOHËZGJATJA E SHËRBIMIT 10-30 ditë Qytetari ka 20 ditë (kalendarike) kohë për tu paraqitur me dokumentacionin origjinal në Ambasadë/Konsullatë |
UDHËZIME | Konsulli mund ti lëshojë të interesuarit dublikatë të aktit të martesës ose vërtetim çertifikatës së martesës. Lidhja martesore kryhet nëse ligji i vendit pritës nuk e ndalon dhe nëse nuk është në kundërshtim me marrëveshjen dypalëshe nëse ekziston midis dy vendeve |
APLIKIM | PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU |