Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme
APLIKIM PËR LIDHJE MARTESE ME SHTETAS TË HUAJ
PËRSHKRIMI LIDHJA E MARTESËS KUR BASHKËSHORTËT E ARDHSHËM JANË NJËRI SHTETAS SHQIPTAR ME QËNDRIM TË LIGJSHËM NË VENDIN E REZIDENCËS DHE TJETRI SHTETAS I HUAJ/REZIDENT I LIGJSHËM
DOKUMENTACIONI NGA KONSULLI
1.Certifikatë lindje për shtetasin shqiptar
NGA APLIKANTI
1. Pasaportë ose kartë identiteti e vlefshme për shtetasin shqiptar
2. Leje qëndrimi ose konfermë e qëndrimit të ligjshëm në vendin pritës për shtetasin shqiptar
3. Certifikatë shqiptare për lidhje martese, jo më e vjetër se 3 muaj për shtetasin shqiptar
4. Pasaportë ose kartë identiteti për të dy dëshmimtarët
Dokumentacioni për shtetasin e huaj:x
1. Certifikatë ose leje martese nga vendi i origjinës për shtetasin e huaj
2. Fotokopje e vlefshme e pasaportës
FAZAT E APLIKIMIT është i rregullt-qytetari merr njoftimin në email mbi statusin “Pranuar”, udhëzimet mbi dokumentacionin, numrin e llogarisë për pagesën e tarifës së shërbimit
ka parregullsi-qytetari merr njoftimin për plotësimin e dokumenteve apo të të dhënave sipas udhëzimeve brenda 10 ditëve
nuk përmbush asnjë kriter, të nevojshëm për shërbimin e kërkuar aplikimi “Refuzohet
FAZAT I-II I-TARIFA E SHËRBIMIT
30-euro ose shuma e barazvlefshme me monedhën vendase
II-KOHËZGJATJA E REGJISTRIMIT
3 muaj nga data e lidhjes së Aktit të Martesës
FAZA III-IV III-MARRJA E SHËRBIMIT
Vetëm me paraqitje fizike
Pas kryerjes së pagesës duhet të paraqiteni sëbashku me dy dëshmimtarët në Ambasadë/ /Konsullatë me dokumentacionin dhe mandatin origjinal (jo fotokopje)
IV-KOHËZGJATJA E SHËRBIMIT
10-30 ditë
Qytetari ka 20 ditë (kalendarike) kohë për tu paraqitur me dokumentacionin origjinal në Ambasadë/Konsullatë
UDHËZIME • Dokumentacioni sipas VKM nr. 134, datë 7 mars 2003 duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i legalizuar nga autoritetet kompetente të vendit pritës.
• Konsulli mund ti lëshojë të interesuarit dublikatë të aktit të martesës ose vërtetim të çertifikatës së martesës.
• Lidhja martesore kryhet nëse ligji i vendit pritës nuk e ndalon dhe nëse nuk është në kundërshtim me marrëveshjen dypalëshe nëse ekziston midis dy vendeve
APLIKIM PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU