NJEHSIM I KOPJES ME ORIGJINALIN | |
---|---|
PËRSHKRIMI | Njehsimi i kopjeve të dokumenteve të lëshuara nga autoritetet shqiptare ose autoritetet e vendit pritës me origjinalin |
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM | NGA KONSULLI Asnjë dokument NGA APLIKANTI 1. Dokumenti origjinal i nënshkruar, i vlefshëm dhe i lëshuar nga autoriteti përgjegjës 2. Mandat pagesa pas udhëzimeve të konsullit |
FAZAT E APLIKIMIT | është i rregullt-qytetari merr njoftimin në email mbi statusin “Pranuar”, udhëzimet mbi dokumentacionin, numrin e llogarisë për pagesën e tarifës së shërbimit. ka parregullsi-qytetari merr njoftimin për plotësimin e dokumenteve apo të të dhënave sipas udhëzimeve brenda 10 ditëve. nuk përmbush asnjë kriter, të nevojshëm për shërbimin e kërkuar aplikimi “Refuzohet”. |
FAZAT I-II | I-TARIFA E SHËRBIMIT 20-euro ose shuma e barazvlefshme me monedhën vendase II-VLEFSHMËRIA E DOKUMENTIT 12 muaj |
FAZA III-IV | III-MARRJA E SHËRBIMIT Me paraqitje fizike ose me postë Pas kryerjes së pagesës duhet të dërgoni me postë të parapaguar në adresën e Ambasadës/Konsullatës mandatin origjinal (jo fotokopje) ose mund të paraqiteni personalisht IV-KOHËZGJATJA E SHËRBIMIT 10-30 ditë Qytetari ka 20 ditë (kalendarike) kohë për t’u paraqitur në Misionin Diplomatik apo Postin Konsullor për të marrë shërbimin e kërkuar pas njoftimit të konsullit |
UDHËZIME | Në rastet kur konsulli nuk është i bindur për ligjshmërinë dhe vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura nga shtetasi, ai kryen procedurat e verifikimit të tyre nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme ose Institucioneve të vendit ku është lëshuar dokumenti; Në vendet që nuk ka Ambasadë apo Konsullatë shqiptare, të interesuarit i drejtohen noterëve vendas; Për t’u njohur nga autoritetet në Shqipëri vërtetimet e noterëve vendas duhet të legalizohen ose apostilohen. |
APLIKIM | PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU |