Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Pranë Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore sa vijon:

1) Greqi, 2) Itali, 3) Bruksel, 4) Angli, 5) Gjermani,

6) SHBA, 7) Turqi, 8) Austri, 9) Suedi, 10) Francë, 11) Kanada

APLIKIM PËR PASAPORTË OSE KARTË IDENTITETI
PËRSHKRIMI PAJISJE E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË BIOMETRIKE PËR HERË TË PARË, PAJISJE ME PASAPORTË OSE KARTË ID PËRHERË TË PARË PËR SHTETASIT MBI 16 VJEÇ DHE RIPAJISJE E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË BIOMETRIKE OSE KARTË IDENTITETI
DOKUMENTACIONI NGA KONSULLI
1. Në rast se nevojitet gjenerohet certifikata e lindjes ose familjare nga NCR
NGA APLIKANTI
1. APLIKIM PËR HERË TË PARË (PASAPORTË DHE KARTË ID) PËR SHTETASIT MBI 16 VJEÇ ME VLEFSHMËRI 10 VJET
– Pasaportë e modelit të vjetër ose
– Leje për drejtim automjeti, model elektronik (model i ri) ose
– Dokument tjetër mbështetës i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës (nëse ka)
2. APLIKIM PËR PASAPORTË BIOMETRIKE PËR SHTETASIT NËN 16 VJEÇ, ME VLEFSHMËRI 5 VJET
– Pasaportë e modelit të vjetër (nëse ka)
– Dokument tjetër mbështetës i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës (nëse ka)
– Vendimi i Gjykatës për kujdestarin ligjor, kur aplikimin për fëmijën nën 16 vjeç e kryen kujdestari ligjor
3. SKADUAR PASAPORTA DHE KARTA ID
– Pasaporta dhe/ose karta e identitetit e skaduar
4. RIPAJISJE ME PASAPORTË KUR KA HUMBUR VETËM PASAPORTA/ RIPAJISJE ME KARTË ID KUR KA HUMBUR VETËM KARTA ID
– Kopje e pasaportës ose Kartë Identiteti shqiptare
– Dokument tjetër i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës dhe/ose
– Pasaportë e modelit të vjetër
– Denoncimi për humbjen e pasaportës në organet policore të vendit ku ka ndodhur humbja (legalizuar / apostiluar dhe përkthyer në shqipe)
5. RIPAJISJE ME DOKUMENTE BIOMETRIKE KUR KANË HUMBUR PASAPORTA DHE KARTA E IDENTITETIT
– Pasaportë e modelit të vjetër dhe/ose
– Leje për drejtim automjeti, model elektronik (model i ri) dhe/ose
– Dokument tjetër i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës
– Denoncimi për humbjen e dokumentit (kartë identiteti dhe pasaporta) në organet policore të vendit ku ka ndodhur humbja të legalizuar / apostiluar dhe përkthyer në shqip
6. RIPAJISJE PËR RASTET E DËMTIMIT TË PASAPORTËS/KARTËS ID OSE PLOTËSIMIT TË FLETËVE TË PASAPORTËS
– Pasaporta dhe karta e identitetit të dëmtuar
7. RIPAJISJE PËR NDRYSHIM GJENERALITETESH
– Kopje Kartë ID ose Pasaportë ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendi rezidencës
TARIFA E SHËRBIMIT Karta ID
1) Greqi, Itali: 12 euro
2) Bruksel: 16 euro
3) Angli: 13 paund
4) Gjermani: 16 euro
5) SHBA: 18 $
6) Turqi 16 euro
7) Austri 16 euro
8) Suedi 16 euro
9) Francë 16 euro
10) Otava (Kanada) 18 usd
Pasaportë Biometrike
1) Greqi, Itali: 130 euro
2) Bruksel: 170 euro
3) Angli: 144 paund
4) Mynih: 170 euro
5) SHBA: 240 $
6) Turqi 170 euro
7) Austri 170 euro
8) Suedi 170 euro
9) Francë 170 euro
10) Otava (Kanada) 240 usd
FAZA III-IV III-MARRJA E SHËRBIMIT
Vetem me paraqitje fizike
IV-KOHËZGJATJA E SHËRBIMIT
Qytetari e zgjedh datën dhe orën për tu paraqitur në Ambasadë/Konsullatë dhe nga data e përzgjedhur në rast mosparaqitjeje ka edhe 5 ditë shtesë kalendarike për të marrë shërbimin e kërkuar në Ambasadë/Konsullatë.
Pasaportat dhe kartat ID prodhohen në Republikën e Shqipërisë- deri në 6 javë nga data e aplikimit në Ambasadë/Konsullatë
UDHËZIME *Ripajisja me pasaportë në rastet kur ka përfunduar afati i vlefshmërisë ose 6 muaj përpara mbarimit të afatit të vlefshmërisë, aktuale kur udhëton apo qëndron përkohësisht në shtete që kushtëzojnë hyrjen ose qëndrimin me afatin 6-mujor të vlefshmërisë së pasaportës.
*Për denoncimin e humbjes së pasaportës ose kartës ID:
1 – Ju mund të deklaroni humbjen e dokumenteve të identitetit në llogarinë tuaj në e-albania në link: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14922 ku dokumenti gjenerohet brenda 3 ditësh në llogarinë e qytetarit ose të
2 – Aplikoni për shërbimin Aplikim për vërtetim për vetëdeklarim për humbje, vjedhje, dëmtim apo bllokim të dokumenteve në Ambasadë/Konsullatë në link: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13658
3 – Tërheqja e pasaportës për fëmijët bëhet nga prindi, kujdestari ligjor, nga një përfaqësues i caktuar me prokurë të posaçme, ose deklaratë noteriale para konsullit.
4 – Tërheqja e pasaportës dhe kartës së ID për të rritur duhet që Karta ID të aktivizohet me prezencës fizike të vet qytetarit
5 – Tërheqja e pasaportës për të rritur mund të kryhet nga një familjar që rezulton në certifikatën familjare, me autorizimin e personit ose nëpërmjet postës së parapaguar.
6 – Në rast të mos tërheqjes së kartë së identitetit brenda 1 viti ajo bëhet e pavlefshme
7 – Në rastet e mungesës së identifikimit të shtetasit shqiptarë në sistemet online, konsulli duhet të përcjellë kërkesën për verifikim/konfirmim identiteti pranë MEPJ dhe kjo e fundit e delegon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Vetëm pas përgjigjes konfirmuese nga DPPSH shtetasi shqiptar mund të aplikojë për pajisjen me dokumente biometrike.
8 – Në rast të gjetjes së dokumentit të deklaruar të humbur nga llogaria në e-albania shtetasi hyn sërish në të njëjtin aplikim dhe përzgjedh gjetjen e dokumentit. Në rast se ka kryer Vetëdeklarimin për humbjen e dokumentit në Ambasadë/Konsullatë paraqitet për të nënshkruar deklaratën e gjetjes së dokumentit.
APLIKIM PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU