Aplikim për Procesverbal |
|
---|---|
Përshkrimi | Lëshimi i procesverbaleve, për të dokumentuar ndodhi apo procese të ndryshme |
Dokumentacioni i nevojshëm | 1) Dokument identifikimi si pasaportë ose kartë identiteti biometrike; 2) Dokumente mbështetëse për lëshimin e procesverbalit, nëse do të jetë e nevojshme; 3) Paraqitja e të dhënave të nevojshme për ndodhinë apo procesin për të cilin kërkohet procesverbali; 4) Mandat pagesa |
Hapat e procedurës | 1)Aplikimi online 2)Verifikimi online nga konsulli 3) Paraqitja personalisht e personit të interesuar para konsullit ku bëhet verifikimi i identitetit të tij; 4) Verifikimi i të dhënave për ndodhinë apo procesin, për të cilin kërkohet dokumentimi me procesverbal; 5) Konsulli përpilon procesverbalin në dy kopje origjinale; 6) Nënshkrimi i procesverbalit nga konsulli dhe personi i interesuar; 7) Njëra nga procesverbalet i dorëzohet personit të interesuar; |
Rregullat | Lëshohen lloje të ndryshme deklaratash, p.sh. Procesverbal për njohje atësie, |
Tarifa e shërbimit | 20 euro ose Tarifa ekuivalente në monedhën vendase |
Afatet e përgjigjes dhe vlefshmëria | -Lëshimi bëhet në momentin që paraqitet i interesuari. -5 ditë |
Shënime | Në rastet kur konsulli nuk është i bindur për ligjshmërinë e procesverbalit të kërkuar, kryhet verifikimi i të dhënave të përmbajtjes së saj përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme ose Institucioneve të vendit ku është lëshuar dokumenti; Në vendet që nuk ka Ambasadë apo Konsullatë shqiptare, të interesuarit i drejtohen noterëve vendas; Për t’u njohur nga autoritetet në Shqipëri vërtetimet e noterëve vendas duhet të legalizohen ose apostilohen. |
APLIKIM | PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU |
© Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.