Aplikim për Prokurë të Posaçme | |
---|---|
PËRSHKRIMI | PËRPILIMI I PROKURAVE TË THJESHTA NGA KONSUJT PËR SHTETASIT SHQIPTARË ME BANIM JASHTË SHTETIT. SHTETASIT QË KËRKOJNË KËTË SHËRBIM DUHET TË JENË MOSHË MADHORE DHE TË AFTË PËR TË MARRË VENDIME PËR VETEN. DOKUMENTET E IDENTITETIT TË SHTETASVE QË JANË PJESË E PROKURËS SË POSAÇME DUHET TË JENË TË VLEFSHME. MISIONET DIPLOMATIKE DHE POSTET KONSULLORE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË KRYEJNË VEPRIME NË CILËSINË E NOTERIT, VETËM PËR SHTETASIT SHQIPTARË, QË BANOJNË NË JURIDIKSIONIN QË MBULON PËRFAQËSIA DIPLOMATIKE APO KONSULLORE. |
DOKUMENTACIONI | NGA KONSULLI 1.Certifikatë lindjes ose familjare nga NCR NGA APLIKANTI 1. Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të identifikimit të personit që do të autorizohet 2. Pasaportë ose kartë identiteti shqiptare të vlefshme |
FAZAT E APLIKIMIT | është i rregullt-qytetari merr njoftimin në email mbi statusin “Pranuar”, udhëzimet mbi dokumentacionin, numrin e llogarisë për pagesën e tarifës së shërbimit ka parregullsi-qytetari merr njoftimin për plotësimin e dokumenteve apo të të dhënave sipas udhëzimeve brenda 10 ditëve nuk përmbush asnjë kriter, të nevojshëm për shërbimin e kërkuar aplikimi “Refuzohet” |
FAZAT I-II | I-TARIFA E SHËRBIMIT 20 euro ose shuma e barazvlefshme me monedhën vendase II-VLEFSHMËRIA E DOKUMENTIT 1 vit |
FAZA III-IV | III-MARRJA E SHËRBIMIT Me paraqitje fizike. Pas kryerjes së pagesës duhet që shtetasi të paraqitet në Ambasadë/ /Konsullatë me dokumentacionin dhe mandatin origjinal (jo fotokopje) IV-KOHËZGJATJA E SHËRBIMIT 10 ditë Qytetari ka 20 ditë (kalendarike) kohë për tu paraqitur me dokumentacionin origjinal në Ambasadë/Konsullatë |
LLOJI I PROKURAVE | V- LËSHOHEN NGA KONSULLI 1. Tërheqje dokumentesh të Gjendjes Civile në Shqipëri, përveç atyre që gjenerohen nga e-Albania (certifikatë martese para vitit 2010, certifikatë nga akti i lindjes, certifikatë trungu para vitit 2010, certifikatë vdekje) 2. Regjistrim fëmije në Zyrën e Gjendjes Civile 3. Regjistrim martese në Zyrën e Gjendjes Civile 4. Regjistrim vdekje në Zyrën e Gjendjes Civile 5. Shpallje martese–kur njëri prej bashkëshortëve është me leje qëndrimi 6. Për pajisje apo tërheqje pasaporte (për rastet e të miturve nën 18 vjeç) 7. Tërheqje diplomash dhe dokumente shkollorë 8. Tërheqjen e dëmshpërblimit të të përndjekurve 9. Tërheqje pensioni 10. Për përdorim të përkohshëm automjeti 11. Përfaqësimin në proces gjyqësore për çështje divorci dhe për njohje të vendimeve të një gjykate të huaj, në Shqipëri si dhe në çështje të tjera civile dhe administrative 12. Për dorëzim, firmosje ose tërheqje dokumentesh pranë Institucioneve shtetërore dhe private VI- NUK LËSHOHEN NGA KONSULLI 1. Prokura të përgjithshme. 2. Prokura për kontrata që kanë të bëjnë me kalimin e pronësisë të sendeve të luajtshme; (p.sh.: kontratë shitblerje apartamenti apo prone, etj.) 3. Prokura për kontratat për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme; (p.sh.: kontratë shitblerje makine etj.) 4. Prokura për të drejtat e uzufruktit, përdorimit e bujtjes, enfiteozës e servitutit dhe të drejta të tjera reale; 5. Prokura për kontrata garancie mbi përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata me veprime juridike; 6. Si dhe çdo prokurë tjetër që nuk është listuar në prokurat e lejuara të përmendura më sipër në pikën V. |
UDHËZIME | REVOKIMI PROKURËS-Me kërkesë të aplikuesit/ve nëpunësi konsullor mund të bëjë revokimin e një prokure, vetëm në rastet kur ky akt noterial është lëshuar nga po ai post konsullor dhe zotërohet praktika paraardhëse në arkiv. Duhet që vet qytetari që kërkon revokimin dhe njoftimin për lëshimin e aktit revokues institucionet e interesuara (publike apo private). Për prokurat e tjera që nuk lëshohen nga postet konsullore, personat e interesuar i drejtohen noterëve vendas. Në shtetet që nuk ka Ambasadë apo Konsullatë shqiptare, të interesuarit i drejtohen noterëve vendas. Për t’u njohur nga autoritetet në Shqipëri, prokurat e noterëve të huaj të legalizohen ose apostilohen. |
APLIKIM | PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU |