Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme
APLIKIM PËR REGJISTRIM FËMIJE
PËRSHKRIMI REGJISTRIM I FËMIJËS/VE TË LINDUR JASHTË NGA NJË PRIND SHQIPTAR OSE TË DY PRINDËRIT SHQIPTARË PRANË AUTORITETEVE TË GJENDJES CIVILE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË.
DOKUMENTACIONI NGA KONSULLI
1. Në rast se nevojitet gjenerohet certifikata e lindjes ose familjare e prindërve nga NCR
NGA APLIKANTI
1. Akti ose certifikata e lindjes së fëmijës, lëshuar nga autoritetet e huaja, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile
2. Përkthimi i aktit të lindjes, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile
3. Pëlqimi me deklaratë noteriale e prindit të huaj, nëse ka për lejimin e regjistrimit të fëmijës në Shqipëri dhe fitimit të shtetësisë shqiptare
4. Dokumente identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi, i të dy Prindërve
FAZAT E APLIKIMIT është i rregullt-qytetari merr njoftimin në email mbi statusin “Pranuar”, udhëzimet mbi dokumentacionin, numrin e llogarisë për pagesën e tarifës së shërbimit
ka parregullsi-qytetari merr njoftimin për plotësimin e dokumenteve apo të të dhënave sipas udhëzimeve brenda 10 ditëve
nuk përmbush asnjë kriter, të nevojshëm për shërbimin e kërkuar aplikimi “Refuzohet
FAZAT I-II I-TARIFA E SHËRBIMIT
Nuk ka tarifë shërbimi i regjistrimit
II-KOHËZGJATJA E REGJIMISTRIMIT
3 muaj nga data e dorëzimit të dokumentacionit
FAZA III-IV III-MARRJA E SHËRBIMIT
Me paraqitje fizike ose me postë
IV-KOHËZGJATJA E SHËRBIMIT
10-30 ditë
Qytetari ka 20 ditë (kalendarike) kohë për të përcjellë dokumentacionin origjinal në Ambasadë/Konsullatë ose paraqitjes fizike
UDHËZIME – Nëse përkthimi i aktit apo certifikatës së lindjes është bërë nga një përkthyes i huaj, ju duhet të aplikoni për Vërtetim Përkthimi në Ambasadë/Konsullatë në link:
https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-perkthim-dokumenti/
– Dokumentacioni origjinal sëbashku me pagesën e tarifës së Vërtetimit të Përkthimit dërgohen me postë në adresën e Ambasadës/Konsullatës ose dorëzohen dorazi përgjatë orarit zyrtar.
“I rëndësishëm është “ Deklarimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” ju mundëson shtetasve shqiptarë të cilët janë me vendbanim të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të kryejnë vetëdeklarimin e adresës së banimit me të dhënat e sakta në shtetin ku ata jetojnë. Formulari i vetëdeklarimit elektronik mund të plotësohet nga shtetasit për deklarimin e adresës së tyre personale, ose dhe për anëtarët e të njëjtës familje, në rastin kur ata jetojnë në të njëjtin vendbanim me deklaruesin. Link i aplikimit:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12575
– Është detyrë e vet prindërve që të interesohen për kryerjen e të gjitha procedurave që bëjnë legalisht të vlefshëm aktin e lindjes së fëmijës, për ta regjistruar atë në zyrat e gjendjes civile në Shqipëri.
APLIKIM PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU