Aplikim për Regjistrim Vdekje | |
---|---|
PËRSHKRIMI | REGJISTRIMI I AKTEVE/CERTIFIKATAVE TË VDEKJES SË SHTETASVE SHQIPTARË QË KANË NDËRRUAR JETË JASHTË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ME QËLLIM ÇREGJISTRIMIN NË REGJISTRIN KOMBËTAR TË GJENDJES CIVILE |
DOKUMENTACIONI | NGA KONSULLI 1. Në rast se nevojitet gjenerohet certifikata e lindjes ose familjare e famijarëve ose e shtetasit të ndjerë nga NCR NGA APLIKANTI 1. Akti ose certifikata e vdekjes lëshuar nga autoritetet e huaja, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile 2. Përkthimi i aktit të vdekjes, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile 3. Dokumente identifikues për të afërmit që paraqesin aktin, nëse paraqitet nga të afërmit 4. Dokumente identifikues për agjensinë funerale, që paraqet aktin dhe letrën autorizuese nga familjari |
FAZAT E APLIKIMIT | është i rregullt-qytetari merr njoftimin në email mbi statusin “Pranuar”, udhëzimet mbi dokumentacionin, numrin e llogarisë për pagesën e tarifës së shërbimit ka parregullsi-qytetari merr njoftimin për plotësimin e dokumenteve apo të të dhënave sipas udhëzimeve brenda 10 ditëve nuk përmbush asnjë kriter, të nevojshëm për shërbimin e kërkuar aplikimi “Refuzohet” |
FAZAT I-II | I-TARIFA E SHËRBIMIT Nuk ka tarifë shërbimi i regjistrimit KOHËZGJATJA E REGJIMISTRIMIT 3 muaj nga data e dorëzimit të dokumentacionit |
FAZA III-IV | III-MARRJA E SHËRBIMIT Me paraqitje fizike ose me postë -Dokumentacioni origjinal sëbashku me pagesën e tarifës së Vërtetimit të Përkthimit dërgohen me postë në adresën e Ambasadës/Konsullatës ose dorëzohen dorazi përgjatë orarit zyrtar. IV-KOHËZGJATJA E SHËRBIMIT 10-30 ditë Qytetari ka 20 ditë (kalendarike) kohë për të përcjellë dokumentacionin origjinal në Ambasadë/Konsullatë ose paraqitjes fizike |
UDHËZIME | – Nëse përkthimi i aktit apo certifikatës të vdekjes është bërë nga një përkthyes i huaj, ju duhet të aplikoni për Vërtetim Përkthimi në Ambasadë/Konsullatë: https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-perkthim-dokumenti/ – Dokumentacioni origjinal sëbashku me pagesën e tarifës së Vërtetimit të Përkthimit dërgohen me postë në adresën e Ambasadës/Konsullatës ose dorazi përgjatë orarit zyrtar |
APLIKIM | PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU |