APLIKIM PËR VËRTETIM CERTIFIKATË MARTESE | |
---|---|
PËRSHKRIMI | KY SHËRBIM OFROHET PËR SHTETASIT SHQIPTARË KUR KËRKOHET PËR PËRDORIM PRANË AUTORITETEVE TË VENDIT PRITËS (TË REZIDENCËS) |
DOKUMENTACIONI | NGA KONSULLI 1. Certifikatë lindje ose familjare gjenerohet nga NCR NGA APLIKANTI Kopje të certifikatës së martesës |
FAZAT E APLIKIMIT | është i rregullt-qytetari merr njoftimin në email mbi statusin “Pranuar”, udhëzimet mbi dokumentacionin, numrin e llogarisë për pagesën e tarifës së shërbimit ka parregullsi-qytetari merr njoftimin për plotësimin e dokumenteve apo të të dhënave sipas udhëzimeve brenda 10 ditëve nuk përmbush asnjë kriter, të nevojshëm për shërbimin e kërkuar aplikimi “Refuzohet” |
FAZAT I-II | I-TARIFA E SHËRBIMIT 30 euro ose shuma e barazvlefshme me monedhën vendase II-VLEFSHMËRIA E DOKUMENTIT 12 muaj |
FAZA III-IV | III-MARRJA E SHËRBIMIT Me paraqitje fizike ose me postë -Dokumentacioni origjinal sëbashku me pagesën e tarifës së Vërtetimit të Përkthimit dërgohen me postë në adresën e Ambasadës/Konsullatës ose dorëzohen dorazi përgjatë orarit zyrtar. IV-KOHËZGJATJA E SHËRBIMIT 10-30 ditë Qytetari ka 20 ditë (kalendarike) kohë për t’u paraqitur në Misionin Diplomatik apo Postin Konsullor për të marrë shërbimin e kërkuar pas njoftimit të konsullit |
UDHËZIME | • Në rastet kur martesa është lidhur në Republikën e Shqipërisë nga viti 2010 deri tani, certifikata e martesës në shqip ose gjuhë të huaj do të shfaqet menjëherë në llogarinë e aplikuesit në e-albania) Link për aplikimin Certifikatë Martese nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile (shqip / në gjuhë të huaj): https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14937 • Certifikatë nga akti i martesës: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=11178 • Në rastet kur martesa është lidhur para këtij viti dhe është kryer jashtë RSh-së certifikata e martesës merret fizikisht në Njësinë Administrative të rrethit të vendbanimit |
APLIKIM | PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU |