Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme
Përshkrimi
Viza e tipit “C” — qëndrim afatshkurtër, jepet për shtetasit e huaj që kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë deri në 90 ditë brenda 180 ditëve, duke filluar nga data e hyrjes së parë. Lëshohet me një, dy ose shumë hyrje.
Viza e tipit “D” — qëndrim afatgjatë, jepet për shtetas të huaj, të cilët kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë më shumë se 90 ditë për 180 ditë dhe për shtetas të huaj që duan të pajisen me Leje Qëndrimi, pas hyrjes në Republikën e Shqipërisë.
Vlefshmëri njëvjeçare, me një, dy apo më shumë hyrje-dalje
Dokumentacioni
Dokumentacioni ngarkohet online dhe pas pranimit të aplikimit depozitohen pranë Zyrave konsullore të Përfaqësive të Republikës së Shqipërisë ose Konsullatave të Nderit të Republikës së Shqipërisë, si dhe të zyrave të agjentëve të tjerë të kontraktuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në shtete të huaja.
Aplikuesi duhet të paraqesë dokumentacionin si më poshtë vijon:
1. Formulari i aplikimit të vizës plotësohet online (Aplikuesi printon dhe firmos formularin e plotësuar);
2. Një foto me përmasat 47mm-36mm, jo më e vjetër se 6 muaj nga data e aplikimit për vizë;
3. Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (me vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar);
4. Dokumenti i Sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës;
5. Për fëmijët nën 18 vjeç: deklaratë ku shprehet pëlqimi i prindit ose i kujdestari ligjor për udhëtimin e fëmijës, ose personi që e ka në ngarkim;
6. Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit (kur pritësi është shtetas i huaj duhet edhe fotokopja e lejes së qëndrimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare). Ftuesi duhet të depozitojë një kopje të ftesës pranë Autoritetit Rajonal Përgjegjës për Kufirin dhe Migracionin, ku ftuesi ka vendbanimin ose vendqëndrimin.
Shënim:
PËRJASHTOHEN APLIKIMET PËR VIZË TIP C PËR MOTIVE TURISTIKE, SI DHE I HUAJI INVESTITOR/ ADMINISTRATOR/ I VETËPUNËSUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, QË APLIKON PËR VIZË D/APU, ME KUSHT DEPOZITIMIN E NJË NUMRI KONTAKTI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË.
VIZA E TIPIT C
DOKUMENTAT E NEVOJSHME NË VARTËSI TË TIPIT DHE QËLLIMIT TË VIZËS
Viza për turizëm (C)
1. Dokumentin e rezervimit vajtje-ardhje të biletës;
2. Prenotim hoteli ose dokumente ne lidhje me strehimin gjatë qëndrimit;
3. Dokumente që provojnë se ka mjete të mjaftueshme financiare për qëndrim dhe kthim në vendin e origjinës;
4. Dokument që vërteton ekzistencën e një marrëdhënieje punësimi të qëndrueshme në vendin e origjinës/qëndrimit. Në mungesë të kësaj marrëdhënieje punësimi, i huaji duhet të vërtetojë se ka interesa për t’u kthyer në vendin e origjinës/qëndrimit.
Viza për turizëm, të organizuar në grupe turistike, të ftuar nga një shoqëri turistike shqiptare(C)
1. Fotokopje pasaporte;2. Fotokopjen e noterizuar të licencës të shoqërisë turistike shqiptare, e cila fton grupin e huaj turistik.
Vizë për motive shkencore, kulturore, sportive dhe humanitare (C)
1. Ftesa nga subjekti pritës;
2. Rezervimi i hotelit apo deklarata e mikpritjes;
3. Dokumente qe provojnë se ka mjete të mjaftueshme financiare për qëndrim dhe kthim në vendin e origjinës.
Vizë për motive shkencore, kulturore, sportive dhe humanitare (C)
1. Ftesa nga subjekti pritës;

3 muaj nga data e dorëzimit të dokumentacionit
FAZA III-IV
III-MARRJA E SHËRBIMIT
Me paraqitje fizike ose me postë
-Dokumentacioni origjinal sëbashku me pagesën e tarifës së Vërtetimit të Përkthimit dërgohen me postë në adresën e Ambasadës/Konsullatës ose dorëzohen dorazi përgjatë orarit zyrtar.
IV-KOHËZGJATJA SHËRBIMIT
10-30 ditë
Qytetari ka 20 ditë (kalendarike) kohë për të përcjellë dokumentacionin origjinal në Ambasadë/Konsullatë ose paraqitjes fizike
Udhëzime
– Nëse përkthimi i aktit apo certifikatës të vdekjes është bërë nga një përkthyes i huaj, ju duhet të aplikoni për Vërtetim Përkthimi në Ambasadë/Konsullatë:
https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-perkthim-dokumenti/
– Dokumentacioni origjinal sëbashku me pagesën e tarifës së Vërtetimit të Përkthimit dërgohen me postë në adresën e Ambasadës/Konsullatës ose dorazi përgjatë orarit zyrtar
Aplikim
PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU