Arkiva Historike



Historia e diplomacisë shqiptare!

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sjell për publikun një rubrikë të re me titull: “Historia e diplomacisë shqiptare”. Kjo rubrikë synon t’i ofrojë publikut informacion të plotë për pasuritë arkivore historike të diplomacisë shqiptare. Plot 6 milion dokumente të cilat paraqesin dëshmi arkivore mbi ngjarje e figura të caktuara, të cilat lanë gjurmë në politikën e jashtme duke vendosur standarde në rrugëtimin diplomatik të shtetit shqiptar do të publikohen online për të gjithë ata qe janë te interesuar. Kjo rubrikë do të pasurohet çdo javë me informacione dhe dokumente të reja dhe synon të nxisë interesin dhe kuriozitetin publik mbi pasuritë tona arkivore.

 

Procesi i perfaqesimit diplomatik midis Shqiperise dhe Kosoves

Në realizimin e objektivit tone per te evidentuar nje historik te procesit te njohjes dhe vendosjes se marredheneive diplomatike te shtetit shqiptar me shtetet e tjera, marredheniet me Republiken e Kosoves kane  specifikat e tyre.

Me 2 korrik 1990, delegatet shqiptare te Kuvendit te Kosoves, 114 perfaqesues , anetare te tre dhomave te Kuvendit, miratuan njezeri “Deklaraten Kushtetuese” te ketij Kuvendi, ne te cilen Kosova shpallej “subjekt i pavarur dhe i barabarte i federates apo konfiderates se ardhshme jugosllave”. Kjo deklarate, e cila u shpall e paligjshme nga Beogradi zyrtar, shenoi hapin e pare institucional te pavaresimit te Kosoves. Më 7 shtator të po këtij viti, u miratua në Kaçanik Kushtetuta e Republikës, e para kushtetutë demokratike e shtetit kosovar Më tetor 1991, u zhvillua referendumi mbarëpopullor që zyrtarisht e shpalli Kosovën të pavarur e sovrane.

Me 21 tetor 1991, Kuvendi i Republikes se Shqiperise me ane te nje deklarate e njohu Republiken e Kosoves si shtet sovran e te pavarur. Ai njihte si legjitime Qeverine e re te Perkohshme te Republikes se Kosoves nen drejtimin e Bujar Bukoshit dhe i bente thirrje opinionit demokratik nderkombetar dhe shteteve pjesemarrese te KSBE  te njihnin  e te respektonin vullnetin e ligjshem te popullit shqiptar te Kosoves. Kjo Deklarate iu shpernda te gjitha perfaqesive te huaja ne Tirane.  Edhe qeveria shqiptare, me ane te nje deklarate ne tetor 1991 njohu Republiken e Kosoves si shtet sovran e te pavarur dhe u shpreh se ishte e gatshme te vendoste marredhenie diplomatike me te dhe t’i jepte mbeshtetjen e nevojshme per konsolidimin e pavaresise.

Me 31 tetor 1991, qeveria e Kosoves  vendosi “..hapjen e perfaqesise se Republikes se Kosoves ne Republiken e Shqiperise, me seli ne Tirane , prane Muzeut Kombetar”. Ne fakt, me 30 nentor 1991 u hap ne Tirane Zyra e Informacionit e Kosoves, jo ne nivel perfaqesie.  Me 13 janar 1992 u nenshkrua marreveshja e pare midis Ministrise se Republikes se Kosoves per Informim dhe RTSH.

Pas zgjedhjeve te para pluraliste ne Kosove te 24 majit 1992, nga ku doli parlamenti i pare pluralist i saj, Kuvendi i Shqiperise ne 1 qershor 1992 riafirmoi edhe njehere njohjen e Republikes se Kosoves si shtet i pavarur dhe sovran dhe pershendeti zgjedhjet e zhvilluara ne vend.

Pas perfundimit te luftes per çlirimin e  Kosoves dhe miratimit te Rezolutes 1244(1999), atje u vendos Mandati i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), i drejtuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm te Kombeve te Bashkuara.

UMNIK hapi ne fillim te v.2000 Misionin e tij ne Tirane. Po kete vit, pas dakordesise se arritur me UMNIK, qeveria shqiptare miratoi me VKM me 21 shtator 2000 hapjen e Zyres se Nderlidhjes se Republikes se Shqiperise ne Kosove, ne nivel te Ngarkuari me Pune/Shef Misioni, terma qe u perdoren nga perfaqesuesit shqiptare ne Prishtine.

Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, 17 shkurt 2008, kryeministri shqiptar beri nje deklarate me 18 shkurt , ne paragrafin e pare te se ciles thuhej”  Duke u bazuar ne Deklaraten e Kuvendit te Shqiperise, date 21 tetor 1991, ne mbeshtetje  te vendimit te Kuvendit te Kosoves te dates 17 shkurt 2008 per shpalljen e Pavaresise, bazuar ne te drejtene  popujve per vetevendosje, nisur nga parimi i marredhenieve te fqinjesise  se mire, neser do te therras mbledhjen e Keshillit te Ministrvae per te vendosur ngritjen e marredhenieve diplomatike midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves ne rang ambasadoresh”. Kjo deklarate iu shpernda te gjitha perfaqesive diplomatike te RSH jashte vendit.

Me 19 shkurt 2008, u miratua VKM nr.159 i qeverise shqiptare per ngritjen e nivelit te marredhenieve diplomatike midis dy vendeve ne nivel ambasadoresh.Ne tetor 2008 filloi punen edhe ambasada e Republikes se Kosoves ne Tirane. Nderkohe Misioni i RSH ne Prishtine u ngrit ne nivelin e Ambasades.