Bashkëpunimi Shqipëri – KiE - Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Postuar më: 24/12/2021

Bashkëpunimi Shqipëri – KiE

Dokumenti Programatik i Bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës ka qenë një instrument strategjik dhe sektorial që parashikon një bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe bashkëkohor dhe synon të mbështesë vendin në përmbushjen e detyrimeve të tij në përputhje me standardet evropiane në fushën e të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës dhe demokracisë. Fushat kryesore në dokument përfshijnë prioritetet politike të vendit (duke përfshirë kriteret për anëtarësim në BE), standardet dhe rekomandimet e organeve monitoruese të KiE-s, si dhe përvojën e mëparshme të zbatimit të programeve të bashkëpunimit midis KiE-s dhe Shqipërisë.

Dokumenti i Bashkëpunimit mbështetej në këto fusha veprimi:

Drejtësia;
Lufta kundër korrupsionit, krimit ekonomik dhe krimit të organizuar;
Liria e shprehjes dhe shoqëria e informacionit;
Anti-diskriminimi, respektimi i të drejtave të njeriut dhe përfshirja sociale;
Qeverisja demokratike dhe pjesëmarrja.
Dokumenti i parë i Bashkëpunimit mbuloi periudhën 2012-2014 dhe i dyti periudhën 2015-2017. Aktualisht, Shqipëria vijon bashkëpunimin me KiE në bazë projektesh.