BE/KiE Horizontal Facility për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë - Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Postuar më: 24/12/2021

BE/KiE Horizontal Facility për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë është një nismë bashkëpunimi e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për Evropën Juglindore. Masat në kuadrin e HF financohen kryesisht nga BE-ja (85%) dhe bashkë-financohen (15%) dhe zbatohen nga Këshilli i Evropës.

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës nëpërmjet HF ndihmojnë vendet përfituese në Evropën Juglindore në përmbushjen e standardeve të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të zgjerimit, duke mbuluar katër fusha: sigurimin e drejtësisë, luftën kundër krimit ekonomik, luftën kundër diskriminimit dhe mbrojtjen e të drejtave të grupeve të cenueshme, liria e shprehjes dhe media.

Gjatë fazës së parë (2016-2019) vendi ynë ishte përfitues në shtatë projekte specifike me një buxhet prej 4.75 milion Euro, në fushat e drejtësisë, shërbimet gjyqësore, sistemi i burgjeve, lufta kundër krimit ekonomik, arsimimi, antidiskriminimi, grupet vulnerabël, të drejtat e pakicave kombëtare.

Faza e dytë e HF (2019-2022) ka për qëllim të mbështesë reformat në katër fusha: Sigurimi i drejtësisë; lufta kundër korrupsionit; lufta kundër diskriminimit dhe të drejtat e njeriut; liria e shprehjes dhe media, që janë fusha prioritare për të dyja organizatat. Në krahasim me fazën e parë, janë shtuar angazhimet, si dhe është rritur buxheti nga 25 milionë euro në 41 milionë euro.

Për më shumë informacion vizitoni:

https://www.coe.int/sq/web/about-us/who-we-are

https://www.coe.int/en/web/portal/albania

https://pjp-eu.coe.int/en/web/horizontal-facility