2. Udhëzimi nr. 65, datë 4.2.2021, “Për përcaktimin e dokumentacionit të nevojshëm për fitimin, heqjen dorë dhe rifitimin e shtetësisë shqiptare, formën dhe mënyrën e plotësimit të kërkesës, të procedurës për kryerjen e verifikimeve pranë institucioneve përgjegjëse, si dhe të procedurës dhe të dokumentacionit për shtyrjen e afatit për kryerjen e betimit”.
a) lindje (info bashkëlidhur pika a)
b) origjinë (info bashkëlidhur pika b)
c) lindje në territorin e Republikës së Shqipërisë (bashkëlidhur pika c)
ç) natyralizim (bashkëlidhur pika ç)
d) birësim (bashkëlidhur pika d)
Rifitimi i shtetësisë (bashkëlidhur VI)
2. Aplikimi për fitimin e shtetësisë shqiptare nga shtetas të huaj, bëhet nga vetë kërkuesi (për rastet e fitimit të shtetësisë shqiptare nuk aplikohet nga përfaqësuesi i tij me prokurë të posaçme). Aplikimi për shtetësinë shqiptare është individual, përveç të miturve nën moshën 14 vjeç, për të cilët shprehen prindërit apo kujdestari ligjor i tyre.
3. Kërkesa i drejtohet Presidentit të Republikës dhe duhet të përmbajë: emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje, adresën e përhershme, atë të përkohshme, adresën ku pret informim për ecurinë e aplikimit të tij. Në përmbajtje të kësaj kërkese duhet të parashtrohen qartazi arsyet e kërkesës për fitimin e shtetësisë shqiptare, periudha e ardhjes në Shqipëri, profesioni i ushtruar në shtetin e huaj dhe në Shqipëri. Aplikanti duhet të sqarojë në mënyrë të hollësishme, duke përshkruar gjithë veprimtarinë e jetës së tij. Kërkesa nënshkruhet me emër, mbiemër, firmë dhe datë nga aplikuesi.
4. Dokumentet për shtetësinë shqiptare pranohen kur janë në harmoni të plotë me njëri-tjetrin, pa gabime e pa korrigjime në përmbajtjen e tyre. Dokumentet pranohen në formën e tyre origjinale, në përputhje me legjislacionin në fuqi, përveç rasteve kur për dokumentet e ardhura nga jashtë është i pamundur lëshimi i dokumentit origjinal, për shkak të legjislacionit, atëherë pranohen dokumentet e njësuara me akt noterial.
5. Dokumentet e lëshuara nga administrata e shtetit të huaj duhet të jenë të legalizuara secili më vete, në vendin ku ato janë lëshuar, përkthyer në gjuhën shqipe dhe të noterizuara. Data e lëshimit të tyre të mos kapërcejë gjashtë muajt e fundit. Afatet e vlefshmërisë llogariten mbi bazën e datës së pranimit të dokumenteve nga drejtoria e vendore e policisë (ose komisariati i policisë vendore).