Dy momente domethenese ne historine e diplomacise tone shumepaleshe

Në një vështrim retrospektiv në rrugëtimin e Shqipërise në historinë e diplomacisë së saj shumëpalëshe të dëshmuar nga pasuritë tona arkivore, evidentuam dy momente  pak të njohura, por që kanë një domethënie diplomatike në këtë rrugëtim, të cilën e përcjellim në këndvështrimin tuaj.

 

Shqiperia pro pranimit të Gjermanisë në Lidhjen e Kombeve dhe marrjen e një vendi të përhershëm në Këshillin e saj, 1926

Në perfundim te Luftes se Pare Boterore, Gjermania u cilesua nga Konferenca e Paqes ne Versaje, 1919,  si “war guilty”, pavaresisht se tani ajo perfaqesohej nga nje rregjim republikan pas permbysjes se rregjimit perandorak qe futi vendin ne lufte. Mbajtja e nje cilesimi te tille si “fajtore per luften” ishte mjaft e rende per rregjimin e ri republikan, pasi shoqerohej me reparacione, shlyerje borgjesh, kufizime ne forca te armatosura, financa etj, e mbi te gjitha  dobesonte pozitat e saj nderkombetare.

Nderkohe qe ne lindje fuqizohej shteti sovjetik  dhe bolshevizmi, Evropa Perendimore, kryesisht Britania e Madhe, por edhe Franca, ishte e interesuar te kishte nje Gjermani te fuqishme dhe bashkepunuese, qe jo vetem te shmangej nje marreveshje Berlin-Moske, por edhe te sherbente si pengese  per shtrirjen e influences sovjetike ne kontinentin e vjeter. Ishte Londra zyrtare qe nxiti dhe hyri garant ne arritjen e Marreveshjes se Lokarnos , tetor 1925, midis Frances dhe Gjermanise, qe korrigjonte pasojat e disa vendimeve te Konferences se Versajes per Gjermanine. Ne kete marreveshje  Gjermanise i ishte premtuar edhe pranimi i saj ne Lidhjen e Kombeve ku Britania e Madhe e Franca ne mungese te SHBA kishin nje pozicion te veçante. 

 

Lidhja e Kombeve, me kerkesen e Londres zyrtare u mblodh ne nje sesion te jashtezakonshem ne mars 1926. Aty u shtrua per diskutim e miratim nga vendet anetare , pranimi i Gjermanise ne Lidhjen e Kombeve dhe dhenia e nje vendi te perhershem ne Keshillin e saj. Shqiperia si vend anetar i Lidhjes qe nga dhjetori 1920 u perfaqesua ne kete sesion nga diplomati Mehdi Frasheri.

Sipas informacionit qe Frasheri sjell per Ministrin e Puneve te Jashtme, debati kryesor ne sesion nuk ishte pranimi i Gjermanisë ne Lidhjen e Kombeve, por marrja e nje vendi te perhershem në Këshillin e saj. Per kete vend ishin edhe 5 kandidatura te tjera, Polonia, Spanja, Suedia, Kina dhe Brazili. Kjo beri qe te kishte nje perplasje midis anetareve te Keshillit dhe neshkruesve te Mareveshjes se Lokarnos qe kishin bere premtimin. Pas 10 dite diskutimesh, kandidaturat e tjera u terhoqen ndersa Brazili kembenguli me force dhe votoi kunder propozimit per Gjermanine. Ne kete moment kemi nje diskutim te fuqishem per kohen dhe statusin e nje vendi te vogel nga perfaqesuesi shqiptar Mehdi Frasheri ne mbeshtetje te fuqishme te kandidatures gjermane. Ky diskutim u pershendet nga vendet  e tjera anetare . Delegacioni gjerman  njoftoi perfaqesuesin shqiptar se do te falenderonte qeverine shqiptare posaçarsiht per kete çeshtje. Ndersa perfaqesuesi i Italise fashiste  e konsideroi kete gjest te qeverise shqiptare si “revolucionare qe nuk i takojne nje shteti te vogel si Shqiperia”, por qendrimi italian  mori shume kritika.

Per shkak te kundershtive, çeshtja mbeti e hapur per tu diskutuar perseri ne sesionin e tetor 1926, kur edhe u vendos pranimi i Gjermanise ne Lidhjen e Kombeve dhe marrja e nje vendi permanent ne Keshillin e saj.

 

Shqipëria pro antarësimit të dy Gjermanive ( RFGJ e RDGJ) në OKB, shtator 1973

Pas Luftës në Vietnam, gjysma e parë e viteve ’70-të të shekullit XX shënoi një zbutje tensioni midis Lindjes e Perendimit, periudhë e njohur në historinë e Luftës së Ftohtë si détente. Kjo periudhe kulmoi me nënshkrimin e Aktit të Helsinkit në v.1975 e krijimin e KSBE ( sot OSBE). Arkitektë të kësaj periudhe  u bënë Sekretari i Shtetit, Henry Kissinger dhe Kancelari i Gjermanisë Perendimore Willy Brandt. Evropianët e shfrytëzuan këtë mundësi për të filluar shkrirjen e Perdes së Hekurt që ndante kontinentin e tyre. Në krye të këtij procesi qëndronte kancelari gjermanoperendimor Willy Brandt, i cili dëshironte në fillim ripajtimin e dy Gjermanive. Ai ndërmori disa inisisativa që lehtësonin pozitën e dy Gjermanive në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë kontekst, në v.1972 dy Gjermanitë njohën ligjshmërinë e njëra-tjetrës  dhe paraqitën kandidaturën e tyre për tu pranuar në OKB.

 

Në fillim çështja u diskutua në Këshillin e Sigurimit, në qershor 1973, ku u ra dakort për pranimin e dy Gjermanive në OKB. Gjermania Perendimore ( RFGJ) do të përfaqësonte edhe Berlinin Perendimor në OKB, gjeografikisht i vendosur në RDGJ, një lëshim i bërë nga sovjetikët. Pranimi i tyre u paraqit si një eveniment i madh historik që ishte bërë  i mundur vetem në sajë të détente-s. Votimi i përgjithshëm do bëhej në shtator 1973, në sesionin e 28-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Në këtë sesion, përfaqësuesi i Shqipërisë, ish-MPJ Reis Malile, në fjalën e tij në Asamble u shpreh për votën e Shqipërisë pro pranimit të dy Gjermanive në OKB, duke argumentuar se “.. Shqipëria mbron me konseguencë parimin e universalitetit të OKB-së me qëllim që në përputhje me dispozitat themelore të Kartës, të gjithë popujt e shtetet e botës të përfaqësohen në Kombet e Bashkuara.  Në këtë fryme ajo vlerëson faktin që sot të dy shtetet gjermane, RFGJ e RDGJ,  pranohen në OKB”. Delegacioni shqiptar shprehu dy rezerva : 1- mungesa  e një Traktati Paqeje me Gjermanite e për pasojë moszgjidhja e çështjes së reparacioneve; 2- qeveria shqiptare nuk njihte juridiksionin e RFGJ në territorin e Berlinit Perendimor.

RFGJ e RDGJ u pranuan në OKB në Sesionin e 28-të të Asamblesë së Përgjithshme. Pranimi i tyre u konsiderua një ngjarje historike jo vetëm për potencialet e mëdha ekonomike e njerëzore të këtyre dy shteteve, veçanarisht të RFGJ, por edhe si një akt që kontribuonte shumë në nxitjen e paqes  në Evropë.