Programi i Transparencës

Hyrje


Rreth autoritetit

Kuadri ligjor rregullator

Tekstet e plota

E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi MEPJ Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të MEPJ Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga MEPJ Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të MEPJ Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve nga sektori i menaxhimit të dokumentacionit
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga MEPJ Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga MEPJ

Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.

“Të vizitohet rubrika “Shërbime dhe Mundësi”

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk harton projektligje, projektdokumente strategjike kombëtare dhe vendore, si dhe politika me interes të lartë publik, për të cilat ligji për konsultimin publik parashikon detyrimin për konsultimin e tyre.
Aktet që hartohen dhe janë fushë e përgjegjësisë së MEPJ janë :
a) Ligji organik dhe aktet nënligjore në zbatimin e tij (ligji për shërbimin e jashtëm). Ky ligj rregullon veprimtarinë e punës në shërbimin e jashtëm.
b) Marrëveshje ndërkombëtare, të cilat janë brenda fushës së përgjegjësisë së MEPJ.
c) VKM për hapjen e përfaqësive diplomatike dhe konsullore.
Kështu që duke iu referuar neni 4, pika b te ligjit nr. 146/2014 “Per njoftimin dhe konsultimin publik”, ju bëj me dije se dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen gjatë procesit te vendimmarrjes për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe marrëveshjet dypalëshe dhe shumëpaleshe, ku ne si drejtori procedojmë (Drejtoria Juridike).”

Shënim: MEPJ vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.

“Bazuar në nenin 7, të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Ministria Për Evropën dhe Punët e Jashtme (në vijim “MEPJ”) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). MEPJ publikon informacion sipas veprimtarisë së saj funksionale, si dhe do të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive. Në PT të MEPJ janë specifikuar kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë do të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të MEPJ. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit MEPJ vlerëson nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim. Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga MEPJ. Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, MEPJ mban parasysh interesin e publikut si dhe mundëson aksesimin lehtësisht në informacionin publik.”

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit MEPJ duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga MEPJ.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, MEPJ duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.