Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Në përputhje me VKM nr.81, datë 09.02.2022, Misioni i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme është hartimi dhe zbatimi i politikave të jashtme, drejtimi politik i procesit të integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe zhvillimi i dialogut politik me institucionet e Bashkimit Evropian, zhvillimi dhe fuqizimi i diplomacisë ekonomikë, si dhe mbrojtja e të drejtave të shtetasve shqiptarë dhe komuniteteve shqiptare jashtë vendit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ushtron veprimtarinë e saj në këto fusha përgjegjësie shtetërore:

  1. a) Harton, përpunon, organizon dhe zbaton politikën e jashtme të shtetit shqiptar;
  2. b) Realizon shprehjen dhe mbrojtjen e interesave të shtetit shqiptar dhe të shqiptarëve në marrëdhëniet ndërkombëtare me shtetet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare;
  3. c) Mbështet Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Këshillin e Ministrave dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në përcaktimin e qëndrimeve të rëndësishme lidhur me politikën e jashtme;

ç) Mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë dhe të komuniteteve shqiptare jashtë vendit, si dhe organizon, harton e zbaton politikën shtetërore në interes të tyre në bashkëpunimin me ministritë përgjegjëse;

  1. d) Nxit dhe ndihmon për zhvillimin e komunikimit e të ndërveprimit të diasporës dhe të shqiptarëve jashtë kufijve me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë, në shtetet ku ata banojnë;
  2. dh) Promovon dhe ndihmon në rritjen e zhvillimin e vlerave dhe të traditave më të mira shqiptare te bashkëkombësit jashtë kufijve shtetërorë;
  3. e) Promovon interesin ekonomik kombëtar në arenën ndërkombëtare, duke ndërmarrë aktivitete zyrtare diplomatike të fokusuara në rritjen e eksporteve, tërheqjen e investimeve të huaja dhe pjesëmarrjen në punë të organizatave ekonomike ndërkombëtare;

ë) Drejton, bashkërendon dhe shpreh qëndrimet politike në emër të shtetit shqiptar për procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, përfshirë nëpërmjet rrjetit të përfaqësive diplomatike pranë Bashkimit Evropian dhe në vendet anëtare të tij. Zhvillon dialogun politik, përfshirë lidhur me politikën e përbashkët të jashtme e të sigurisë, me institucionet e Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare, në kuadrin e

procesit të negociatave të aderimit dhe të procesit të stabilizimit dhe të asociimit.