Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Lundroni në këtë Seksion

Albana Agastra (Qehajaj) mban pozicionin e Këshilltarit të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, prej muajit janar 2021.

Znj. Agastra ka një eksperiencë 30 vjeçare, në fushën e medias, teknologjisë dhe komunikimit publik.

Në vitin 2014, znj. Agastra merr detyrën e Këshilltares për Median dhe Komunikimin si dhe Marrëdhëniet me Kuvendin e Shqipërisë në Ministrinë e Zhvillimit Urban, detyrë të cilën e mban deri në vitin 2017.

Në po këtë vit i besohet detyra e Këshilltares për Median në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilën e ushtroi deri në janar të vitit 2021, kur u emërua Këshilltare në kabinetin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme me fokus komunikimin, median, marrëdhëniet me Këshillin e Ministrave dhe Kuvendin e Shqipërisë.

Përgjatë karrierës ka mbajtur pozicione të rëndësishme në median vizive:

  • Kryeredaktore e drejtore informacioni në median vizive (2009 – 2014);
  • Gazetare në median vizive, çështjet politike dhe fushatat zgjedhore (1997 – 2009);
  • Korrespondente në zonat e konfliktit (1999 – 2005);

Është diplomuar për Gjuhë Letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” (2001) dhe studimet Master (shkenca komunikimi) i ka kryer në Universitetin e Tiranës, fakulteti i Histori – Filiologjisë.

Znj. Agastra ka kryer një sërë trajnimesh në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e komunikimit:

  • Kursi njëvjeçar për korrespondetët politikë (BBC), Mbretëri e Bashkuar;
  • Raportimi nga zonat e luftës ( Reuters, CNN); Washington DC, SHBA;
  • Media dhe integrimi në Bashkimin Evropian (BE), Belgjikë
  • Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP), me temë “Gratë, Paqia dhe Siguria” (Departamenti Amerikan i Shtetit), SHBA;
  • Strategjia e Komunikimit dhe informacioni i huaj (NATO), Belgjikë dhe Holandë
  • Mediat sociale dhe qeverisja ( Departamenti Amerikan i Shtetit);
  • Trajtimi i grave dhe vajzave në zonat e konfliktit ( OKB)

Fushat kryesore të portofolit si këshilltare përfshijnë:

– Strategjinë e komunikimit;
– Marrëdhëniet me jashtë (NATO, BE, OKB etj);
– Marrëdhëniet me parlamentin dhe eksperte e komunikimit të fushatave zgjedhore;
– Marrëdhëniet me median dhe publikun;
– Mediat sociale.

Zotëron gjuhët: anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Znj. Albana Agastra (Qehajaj) është nënë e dy djemve.

(A): Bulevard “Gjergj Fishta”, Nr.6, Tirana, Albania
(E): albana.agastra@mfa.gov.al
(Ë): www.punetejashtme.gov.al
(T): +355 (0) 42364645 / +355 (0) 42344960