Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Lundroni në këtë Seksion

Anis Lamllari

Mban pozicionin e Këshilltares së Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme që prej muajit Shkurt 2021.

Znj. Lamllari është diplomuar për Ekonomi në Universitetin e Tiranës, dhe ka kryer Master pasuniversitar në Universitetin e Romës, Tor Vergata, për Kontabilitet, Analizë, dhe Administrim Publik duke u diplomuar me maksimumin e pikëve.

Ajo është trajnuar në institucionet e BE-së për menaxhimin e projekteve dhe ka një përvojë të gjatë në menaxhimin e projekteve të financuara nga BE, IPA, UN, donatorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Ajo numëron më shumë se 40 projekte të realizuara në sektorin e shoqërisë civile dhe administratën publike. Gjatë viteve 2013 – 2015 ka mbajtur pozicionin e Drejtores së Projekteve pranë Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe më pas në vitet 2016 – 2017 ka mbajtur pozicionin e Drejtores së Kabinetit pranë Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.

Ajo ka qenë pjesë e grupit të punës, duke përfaqësuar një nga institucionet kryesore (Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike) për zbatimin e Strategjisë Antikorrupsion në Shqipëri, duke qenë dhe Drejtor i Projektit “Mbështetje për Inovacionin Anti-Korrupsion: Ndërtimi i një Modeli Qendror të Shpërndarjes së Shërbimit të Qytetarisë në Shqipëri (ISDA)”.

Në vitin 2016 është emëruar si pikë Kombëtare e Kontaktit për njësinë e komunikimit ndërkombëtar me fokus përmirësimin e infrastrukturës së telekomunikacionit, internetit broadband etj. Anëtar i RESPA (Shkolla Rajonale e Administratës Publike) dhe Koordinatore Kombëtare për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur në Shqipëri.

Gjatë viteve 2021 – 2022 ka mbajtur pozicionin e Drejtuesit të Strukturës Operuese për programet e bashkëpunimit territorial. Ka eksperiencë në mësimdhënie si pedagoge e “Menaxhimit Operacional” dhe Kontabilitet Financiar”.
Zotëron gjuhët: angleze, italiane dhe frënge.

Fusha e angazhimit: Shërbimi konsullor; Akademia diplomatike.