Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Lundroni në këtë Seksion

Dr. Donika Hoxha

Dr. Donika Hoxha mban postin e Drejtorit të Kabinetit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që prej 17 nëntor 2023.

Përpara emërimit në këtë detyrë Dr. Hoxha ka shërbyer si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë (tetor 2018-nëntor 2023) dhe në Republikën e Moldavisë, jo-rezident (tetor 2019- nëntor 2023).

PhD në Historinë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Drejtor i Drejtorisë së Diplomacisë Ekonomike, Publike dhe Diasporën në Ministrinë për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë (2015-2018).

Këshilltare dhe Sekretare e Parë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Itali gjatë viteve 2002 – 2006 dhe 2008 – 2015.
Shef i Protokollit dhe Këshilltar i Kryeministrit në vitin 2002.

Prej vitit 1999 deri në vitin 2002, ka shërbyer si specialiste dhe Shefe e Zyrës së Informacionit dhe Përkthimit, Drejtoria e Shtypit dhe Informacionit, Ministria e Punëve të Jashtme.

Shtator 1998 – Dhjetor 1999, Dr. Hoxha ka shërbyer në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si zëdhënëse dhe specialiste e Zyrës së Informacionit dhe Komunikimit.

Lektore e gjuhës angleze në Universitetin e Tiranës, 1998-2001.

Doktore në Histori të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, përfunduar në Universitetin e Romës “Sapienza”, Itali (2010). Diplomë Master në Gjuhët dhe Letërsitë Euro-Amerikane në Universitetin e Romës “Sapienza”, Itali (2005). Diplomë Pasuniversitare në “Diplomaci” në Akademinë Mesdhetare të Studimeve Diplomatike në Universitetin e Maltës (2000). Është diplomuar në Gjuhë Angleze në Universitetin e Tiranës (1998).

Dr. Hoxha flet rrjedhshëm anglisht dhe italisht dhe ka njohuri të mira të frëngjishtes.