MARRËDHËNIET SHQIPËRI – BJELLORUSI - Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Postuar më: 22/06/2022

MARRËDHËNIET SHQIPËRI – BJELLORUSI

MARRËDHËNIET DYPALËSHE SHQIPËRIBJELLORUSI

Bjellorusia, zyrtarisht Republika e Bjellorusisë, është një vend pa dalje në det në Evropën Lindore. Kufizohet me Rusinë në lindje dhe verilindje, me Ukrainën në jug, me Poloninë në perëndim dhe me Lituaninë dhe Letoninë në veriperëndim. Duke mbuluar një sipërfaqe prej 207,600 kilometra katrorë dhe me një popullsi prej 9.3 milionë banorësh, Bjellorusia është vendi i 13-të më i madh dhe i 20-ti më i populluar në Evropë. Vendi është i ndarë administrativisht në shtatë rajone. Minsk është kryeqyteti dhe qyteti më i madh.

PËRMBLEDHJE

Nuk ka pasur bashkëpunim aktiv dypalësh mes dy vendeve tona në fushën politike. Niveli i marrëdhënieve dypalëshe është mjaft i ulët (mund të thuhet se marrëdhëniet nuk inekzistente).

MARRËDHËNIET DYPALËSHE

Me kalimin e viteve është krijuar një situatë e mungesës së interesit të ndërsjellë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe dialogut politik. Kjo pasi vendi ynë i është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Bjellorusisë. Për vendin tonë, politika e BE-së ndaj Bjellorusisë ka qenë vendimtare ndër vite. Ngadalësia në përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, sipas palës bjelloruse, shpjegohet me situatën e pafavorshme në rajonin e Ballkanit. Zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet vendeve tona ndjek trajektoren e politikës së BE-së ndaj Bjellorusisë.