MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ISLANDË - Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme
Postuar më: 27/12/2021

MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ISLANDË

MARRËDHËNIET DYPALËSHE SHQIPËRI ISLANDË

Islanda është një shtet ishullor në Atlantikun Verior, me një sipërfaqe prej 103,492 km2. Islanda nuk ndan asnjë kufi me vendet e tjera, dhe fqinjët e saj më të afërt janë Greenland, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Reykjavíku.

Forma e qeverisjes është një demokraci parlamentare me një president të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli. Edhe pse Islanda nuk është anëtare e BE-së, ajo është pjesë e Zonës Ekonomike Evropiane.

PËRMBLEDHJE

Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Islandës janë vendosur më 9 Maj 1976. Si Shqipëria ashtu edhe Islanda nuk kanë përfaqësi diplomatike rezidente në Rejkjavik dhe Tiranë, por e realizojnë mbulimin diplomatik nëpërmjet Ambasadave respektive në Stokholm.

MARRËDHËNIET DYPALËSHE

Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike të dyja palët kanë shprehur vullnetin e tyre të mirë për të bashkëpunuar. Kuadri ligjor midis të dy vendeve është ende i brishte dhe ka vend për tu zgjeruar.

Në shtator te vitit 2014 u zhvillua në Nju Jork një takim ndërmjet ish MPJ Ditmir Bushati dhe ish MPJ islandez Gunnar Bragi Sveinsson, gjatë të cilit u nënshkrua edhe marrëveshja për eleminimin e taksimit të dyfishtë. Islanda mbështeti plotësisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.