Ministrja Xhaçka takon Tanja Fajon: Një mike dhe mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë në BE - Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Postuar më: 10/06/2022

Ministrja Xhaçka takon Tanja Fajon: Një mike dhe mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë në BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Zv.Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Ministrja Xhaçka uroi Tanja Fajon për marrjen e postit të Ministrit të Punëve të Jashtme, teksa vlerësoi mbështetjen që ajo ka treguar ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Mirënjohje për përpjekjen e saj të palodhshme dhe optimizmin për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Sllovenisë”, u shpreh ministrja në rrjetet sociale.

Takimi i Ministres Xhaçka me Ministren Fajon vjen vetëm pak momente para fillimit të ministerialit të SEECP në Selanik.