Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Republika e Kazakistanit është një shtet unitar me sistem presidencial të qeverisjes. Sipas Kushtetutës, Kazakistani është një shtet demokratik, laik, ligjor dhe social që njeh njeriun, jetën, të drejtat dhe liritë e tij si vlerat supreme të vendit. Kazakistani fitoi pavarësinë më 16 dhjetor 1991. Nur-Sulltan është kryeqyteti i vendit. Gjuha kazake është gjuha zyrtare e Kazakistanit.

Marrëdhëniet diplomatike janë vendosur më 21 shtator, 1993.

Ekziston vullnet i ndërsjellë politik për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushat me interes të përbashkët.

Është shprehur interes në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe e, mbi këtë bazë, për të identifikuar fusha specifike të interesit në përpjekjet për bashkëpunim të mëtejshëm, për të institucionalizuar kuadrin ligjor në sektorë kyç si energjia, industria dhe turizmi etj.  Mbetet me interes plotësimi i kuadrit ligjor për nxitjen konkrete të bashkëpunimit ekonomik. Është shprehur interes në realizim vizitash zyrtare. Më 7 shtator 2023 u realizua vizita e parë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kazakistan. Shiqpëria vlerëson synimin e Kazakistanit për të hapur  Ambasadën në Tiranë, që do të ndihmonte më mirë në nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar. Sipas VKM-së nr.858, datë 29.12.2021 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në republikën e Shqipërisë”, Kazakistani është në listën e e shteteve, shtetasit e të cilëve hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë, për qëndrim afatrshkurtër.

Bashkëpunimi në organizatat ndërkombëtare është vlerësuar pozitiv dhe me interes reciprok. Shqipëria kërkon përkrahjen e kazakistanit për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.