Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Moldavia, zyrtarisht Republika e Moldavisë, shtrihet në  Evropën Lindore. Kryeqyteti i Moldavisë është Kishinau. Kushtetuta moldave përcakton se gjuha zyrtare në Moldavi është gjuha moldave.

Moldavia është një republikë demokratike dhe unitare.

 Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Republikës së Moldavisë janë vendosur më 23 dhjetor 1992. Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve vlerësohen të mira. Duke filluar nga prilli 2024, Shqipëria e mbulon Republikën e Moldavisë nga Ambasada shqiptare në Bukuresht.

Shqipëria dhe Moldavia janë vende që e zbatojnë ndërmjet tyre Marrëveshjen për amendimin dhe zgjerimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), e cila u nënshkrua në Bukuresht më 19 dhjetor 2006 dhe filloi të zbatohet gjatë vitit 2007.

Të dy vendet kanë hequr reciprokisht regjimin e vizave për shtetasit e Shqipërisë dhe Moldavisë.

Shqipëria mbështet aspiratat evropiane të Moldavisë.

Marrëdhëniet ekonomike me Moldavinë ndodhen nё nivel tё ulёt, me një tendencë të lehtë në rritje. Gjallërimi i  bashkëpunimit ekonomik mbetet përparësi në programin politiko-diplomatik të të dy palëve. Janë nënshkruar disa marrëveshje në fushën e bashkëpunimit ekonomik, megjithatë vlerësohet se ekzistojnë mjaft hapësira për ta thelluar dhe konsoliduar më tej bashkëpunimin në të ardhmen.