Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një republikë federale e përbërë nga 50 shtete, një distrikt federal, pesë territore të mëdha vetëqeverisëse. Me një sipërfaqe prej 9.8 milionë km2, Shtetet e Bashkuara dhe një popullsi prej mbi 325 milionë banorë, SHBA është vendi i tretë më i populluar ne bote. Kryeqyteti është Uashington, D.C., dhe qyteti më i madh për nga popullsia është New York City. Diversiteti i jashtëzakonshëm gjeografik klimatik i florës dhe faunës e bëjnë atë një nga 17 vendet me diversitet më të madh në botë.

Shtetet e Bashkuara kanë një popullsi shumë të ndryshme; 37 grupe me origjinë të ndryshme kanë më shumë se një milion anëtarë. Gjermano-amerikanët janë grupi më i madh etnik, rreth 50 milionë, ndjekur nga irlandezo-amerikanët, rreth 37 milionë, meksikano-amerikanët rreth 31 milionë banore, etj.

Shtetet e Bashkuara janë federata më e vjetër e mbijetuar në botë. Është një demokraci përfaqësuese, “në të cilën sundimi i shumicës zbutet nga të drejtat e pakicave të mbrojtura me ligj”. Qeveria është e rregulluar nga një sistem kontrolli dhe balancimi i përcaktuar nga Kushtetuta e SHBA, e cila shërben si dokumenti suprem ligjor i vendit.

Në sistemin federal amerikan, qytetarët zakonisht i nënshtrohen tre niveleve të qeverisjes: federale, shtetërore dhe lokale. Detyrat e qeverisjes vendore zakonisht ndahen midis qarkut dhe qeverive komunale. Në pothuajse të gjitha rastet, zyrtarët ekzekutivë dhe legjislativë zgjidhen me shumicë votash të qytetarëve sipas distrikteve. Nuk ka përfaqësim proporcional në nivel federal dhe është i rrallë në nivele më të ulëta.

Shtetet e Bashkuara kanë një ekonomi të përzier kapitaliste, e cila bazohet në burime të bollshme natyrore dhe produktivitet të lartë.

Shtetet e Bashkuara janë ekonomia më e madhe në botë. Shtetet e Bashkuara janë një nxitës i madh i ekonomisë globale dhe një lider botëror në aspektin e tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare, inovacionit dhe teknologjive të reja, shpenzimeve të kërkimit dhe zhvillimit, kapitalizimit të tregut të aksioneve dhe pjesës së saj në korporatat e mëdha botërore.

SHBA është një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB.

 

Marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri – SHBA

 

PËRMBLEDHJE

Marrëdhëniet e shqiptareve me Shtetet e bashkuara te Amerikes datojnë nga fundi i shekullit të XIX, kur emigrantet e pare shqiptare shkelen token amerikane. Fale përpjekjeve te komunitetit shqiptar ne Amerike, Presidenti Uillson u njoh me çështjen kombetare shqiptare dhe dha mbështetjen e tij per shpëtimin e  Shqiperise nga copëtimi territorial ne Konferecen e Paqes se Parisit (1919-1920).

Marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve janë vendosur më 28 korrik 1922. U nderprene me fillimin e Luftes se II Boterore dhe u rivendosën më 15 mars 1991, me perfundimin e luftes se ftohte dhe hapjes se Shqiperise drejt perendimit.

MARRËDHËNIET DYPALËSHE

Marrëdhëniet me ShBA janë të rëndësisë parësore dhe strategjike. Niveli i marrëdhënieve dypalëshe vlerësohet i shkëlqyer. Deklarata e Përbashkët për Partneritet Strategjik Shqipëri-SHBA, nënshkruar më 20 prill 2015, pasqyron më së miri marrëdhëniet e partneritetit mes dy vendeve dhe materializon bashkëpunimin me një kalendar konkret dhe gjithëpërfshirës. Ky dokument fokusohet në tre plane: partneritet për çështjet globale; partneritet për çështjet rajonale dhe partneritet për agjendën dypalëshe – dialogu politik, siguria, forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri, zhvillimi ekonomik, siguria energjetike dhe shkëmbimet arsimore-kulturore. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh shumë të rëndësishme, ku bëjnë pjese dhe Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së SHBA-së dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Sigurinë 4G dhe 5G, Memorandumi i Bashkëpunimit Ekonomik, Marrëveshja mbi Mbrojtjen e Pasurisë Kulturore.

Në ditët e sotme partneriteti strategjik me SHBA-në është baza e solidaritetit dhe mbështetjes, siç u reflektua pas tërmetit në Shqipëri, gjate pandemisë globale, akomodimit të qytetarëve afganë në Shqipëri, bashkëpunimit të ngushtë në KS për të adresuar sfidat per paqen dhe sigurinë ne bote. Bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara në KS të OKB ka qene kyc ne adresimin e agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar rus ndaj Ukrainës, ku Shqipëria është bashkë pen mbajtëse me SHBA-në për Ukrainën.

Sot, te dy vendet janë aleate në NATO, orgnizate ne te cilen Shqipëria mbështet politikën e dyerve të hapura, që i shërben zhvillimit demokratik dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe rritjes së sigurisë dhe stabilitetit kombëtar dhe rajonal.

Shqipëria ka dhene kontributin e saj, përkrah SHBA, ne misione paqeruajtëse, perfshire në Afganistan, ndrkohe qe po strehon për një periudhë kalimtare refugjatë afganë, jetët e të cilëve kërcënohen nga situata e sigurisë atje.

Në fillim të këtij viti, Shqipëria ishte pritësja kryesore e stërvitjes më të madhe ushtarake të udhëhequr nga SHBA në Ballkan, që nga Lufta e Dytë Botërore, Defender 2021.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që iu bashkua koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit dhe ISIL, nën lidershipin e SHBA, dhe jep një kontribut aktiv në këtë koalicion.

Ne vlerësojmë mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të SHBA-së për përparimin e arritur nga Shqipëria në procesin e integrimit. Ne, gjithashtu, vlerësojmë shumë përkushtimin e Presidentit Biden dhe administratës amerikane për të mbetur të angazhuar në rajonin tonë dhe mirëpresim bashkëpunimin SHBA-BE në dobi të zgjidhjes së çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor.

Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar maksimalisht, për të qënë përkrah ShBA në drejtim të zhvillimeve demokratike, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, konsolidimit të ekonomisë së tregut, luftës kundër terrorizmit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut.