Tunizia (Republika e Tunizisë) e fitoi pavarësisë nga Franca, më 20 mars 1956.
Festat kombëtare janë Dita e Pavarësisë dhe Dita e Revolucionit dhe Rinisë më 14 janar (2011).
Kryeqyteti është Tunis.
Sipërfaqja është 163,610 km2, popullsia rreth 11,9 milionë banorë dhe ndarja administrative përfshin 24 njësi (vilajete).
Parlamenti është njëdhomësh: Asambleja e Përfaqësuesve të Popullit. Në vijim të protestave popullore, në fund të janarit 2011 u formua një “qeveri e unitetit kombëtar” dhe në tetor të po këtij viti u mbajtën zgjedhjet për Asamblenë e re. Asambleja filloi punën me hartimin e një kushtetute të re, në shkurt 2012, e cila u ratifikua në janar 2014.
Politika e jashtme mbështetet në një sërë parimesh, që reflektojnë përkushtimin e vendit ndaj paqes dhe të së drejtës ndërkombetare, me synim promovimin e mirëkuptimit, tolerances dhe solidaritetit ndërmjet shteteve dhe popujve.
Tunizia është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Ligës Arabe, Bashkimit Arab Magrebin (BAM), Unionit Mesdhetar, Organizatës së Konferencës Islamike (OKI), si dhe agjensive të specializara të KB, etj.
Marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri – Tunizi
PËRMBLEDHJE
Marrëdhëniet diplomatike midis Shqiperisë dhe Tunizisë janë vendosur më 8 tetor 1973.
Të dyja vendet mbulohen nga Ambasadat respektive në Athinë.
MARRËDHËNIET DYPALËSHE
Shqipëria dhe Tunizia gëzojnë marrëdhënie të mira.
Në dekadat e fundit ka pasur interes për realizimin e vizitave të niveleve të ndryshme dhe arritjen e një sërë marrëveshjesh të rëndësishme, që përfshijnë dialogun politik e bashkëpunimin ekonomik, ndërkohë që shkëmbimet tretare mbeten në nivele mjaft modeste.
Të dyja vendet janë të interesuara për nxitjen e bashkëpunimit në tregti, energji, turizëm, bujqësi, kulturë, etj., dhe janë në proces një numër insisiativash, që synojnë plotësimin e kuadrit ligjor e institucional dhe vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta në nivele të ndryshme dhe ndërmjet aktorëve të përfshirë.