Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) u krijua në 1919, si pjesë e Traktatit të Versajës në përfundim të Luftës së Parë Botërore, për të pasqyruar besimin se paqja e qëndrueshme dhe universale mund të realizohet vetëm nëse bazohet në drejtësinë shoqërore. Kushtetuta e ILO-së u hartua në fillim të vitit 1919 nga Komisioni i Punës, i kryesuar nga Samuel Gompers, kreu i Federatës Amerikane të Punës (FAP) në Shtetet e Bashkuara, e përbërë nga përfaqësues të nëntë shteteve: Belgjika, Kuba, Çekosllovakia, Franca, Italia, Japonia, Polonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. ILO ndryshoi Kushtetutën në vitin 1986 dhe për hyrjen në fuqi Amendimet kushtetuese duhet të ratifikohen ose të pranohen nga dy të tretat e Shteteve Anëtare të ILO-s, përfshirë së paku pesë nga dhjetë anëtarët me rëndësi kryesore industriale.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) është e përkushtuar në promovimin e drejtësisë sociale, të drejtave të njeriut dhe të punës të njohura ndërkombëtarisht, duke ndjekur misionin e saj themeltar që drejtësia sociale është thelbësore për paqen universale dhe të qëndrueshme. Sot, axhenda e punës së ILO-s ndihmon në avancimin e kushteve ekonomike dhe të punës që u japin të gjithë punëtorëve, punëdhënësve dhe qeverive një aksion në paqe, prosperitet dhe përparim të qëndrueshëm.

Shqipëria ka ratifikuar 54 Konventa të ILO-s duke përfshirë 8 Konventat Themelore, 4 Konventat e Qeverisjes dhe 42 Konventat Teknike. Shqipëria ratifikoi në muajin shkurt 2020 me ligjin 6/2020 “Instrumentin e Ndryshimeve të Kushtetutës së ILO”, miratuar në Gjenevë, më 4 Qershor 1986. Shqipëria depozitoi Instrumentin e Pranimit në Sekretariatin e ILO-s, në prill 2020. Institucioni përgjegjës për bashkëpunimin me organizatën është Ministria e Financave dhe Ekonomisë.