Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), themeluar në vitin 1951 është organizata kryesore ndërqeveritare në fushën e migracionit dhe bashkëpunon ngushtë me partnerë qeveritarë, ndërqeveritar dhe jo qeveritar. Me 173 shtete anëtare, 8 shtete të tjera që mbajnë statusin e vëzhguesit dhe zyrat në mbi 100 vende, IOM është i përkushtuar në promovimin e migracionit njerëzor dhe të rregullt për të mirën e të gjithëve. IOM ofron shërbime dhe këshilla për qeveritë dhe migrantët dhe ndihmon në sigurimin e menaxhimit të rregullt të migracionit, promovon bashkëpunimin ndërkombëtar për çështjet e migracionit, ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve praktike për problemet e migracionit dhe punon për të siguruar ndihmë humanitare për migrantët në nevojë, përfshirë refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit.

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit ka qenë e pranishme në Shqipëri nga viti 1992, ndërsa Shqipëria u bë shtet anëtar i IOM në 1993. IOM kontribuon në mënyrë aktive në zbatimin e Programit të Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm 2017-2021 dhe mbështet Strategjinë Kombëtare të Qeverisjes së Migracionit 2019-2022, në përputhje me Kuadrin e Qeverisjes së Migracionit. IOM i akordoi Shqipërisë në projektin me titull “Fuqizimi i kapaciteteve institucionale në qeverisjen e migracionit në Shqipëri” fondin prej 100.000 USD, për një periudhë 2 vjeçare 2020-2021” Projekti i financuar nga IOM Development Fund do të menaxhohet nga Zyra e IOM në Tiranë.Shqipëria depozitoi pranë Sekretariatit të IOM në nëntor 2020 raportin kombëtar vullnetar mbi statusin e implementimit të GCM për vitin 2019-2020 “Voluntary Revieë Report of the status of implementation of the GCM”. Institucioni përgjegjës për bashkëpunimin me organizatën është Ministria e Brendshme.