Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Shqipëria ka qenë anëtare e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA/IAEA) që prej krijimit të saj në 29 korrik 1957. ANEA/IAEA përbëhet nga tre organizma kryesore: Bordi i Guvernatorëve, Konferenca e Përgjithshme dhe Sekretariati. Bordi i Guvernatorëve është i përbërë nga 35 shtete anëtare, 10 prej të cilave janë të përhershme (kryesisht vendet që kanë teknologjinë bërthamore më të përparuar). Anëtarët e përkohshëm zgjidhen nga Konferenca e Përgjithshme çdo dy vjet, sipas kritereve gjeografike. Republika e Shqipërisë ka qenë anëtare e Bordit të Guvernatorëve nga shtatori 2007 deri në shtator 2009. Aktivitetet e ANEA-s përqendrohen në tre fusha kryesore:

    Mbrojtja nga rrezatimi dhe siguria e materialeve bërthamore;
    Shkenca dhe teknologjia bërthamore;
    Inspektimi dhe verifikimi bërthamor.

Në 2004, ANEA krijoi Programin e Terapisë së Kancerit, i cili ndihmon vendet të ushtrojnë, zgjerojnë dhe përmirësojnë radioterapinë kundër kancerit. Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe ANEA-s ka qenë i rëndësishëm dhe i suksesshëm. Prioritetet e Shqipërisë në këtë fushë lidhen kryesisht me përdorimin e teknologjisë bërthamore në mjekësi për fazën e hershme të diagnostikimit të sëmundjeve të ndryshme, trajtimin e kancerit përmes rrezatimit, mbrojtjen e punonjësve dhe pacientëve nga rrezatimi, luftën kundër trafikimit të paligjshëm të radioaktivëve dhe materialet bërthamore.

Aktualisht, Shqipëria dhe ANEA kanë hartuar Programin Kombëtar Kuadër, i cili përbën strategjinë 5-vjeçare të bashkëpunimit teknik me Agjencinë, për periudh&<