Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Që nga anëtarësimi i saj në UNESCO, në 16 tetor 1958, Shqipëria ka dëshmuar përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj UNESCO-s duke mbështetur vlerat dhe parimet e saj, objektivat e saj strategjikë përmes një pjesëmarrje aktive dhe të angazhuar në punën e organizatës duke nxitur bashkëpunimin, dialogun, transparencën dhe koherencën.

Si një partner afatgjatë i UNESCO-s, Shqipëria është një mbështetëse e fortë e multilateralizmit efektiv duke ndarë synimet e UNESCO-s për promovimin e paqes dhe sigurisë përmes bashkëpunimit në katër fushat kryesore të Organizatës (Arsim, Shkencë, Kulturë, Informacion).

Si anëtare e UNESCO-s, Shqipëria kërkon të intensifikojë përpjekjet e saj për zbatimin e Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm me përpjekje të përbashkëta dhe dialog gjithëpërfshirës. Disa nga prioritetet tona për veprim përfshijnë arsimin cilësor, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore duke adresuar ndikimet e ndryshimeve klimatike, respektimin e lirive themelore, mbështetjen për diversitetin e shprehjeve kulturore, transformimin dixhital, të mos lëmë askënd pas – pjesëmarrje më e gjerë e grave dhe të rinjve në të katër fushat e veprimtarisë së Organizatës.

Shqipëria është zgjedhur në organe të ndryshme të UNESCO-s: tre herë në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s (në Sesionin e 34rt të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, u zgjodh për herë të dytë anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2013-2017. Suksesi i Shqipërisë dhe angazhimi ndaj politikave të UNESCO-s përsëritet në vitin 2017, me një rizgjedhje, për një mandat të dytë, në organin më të lartë vendimmarrës të UNESCO-s, për periudhën 2017-2021) dhe së fundmi, gjatë Sesionit të 42të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, Shqipëria u zgjodh për herë të katërt anëtare e Bordit Ekzekutiv për periudhën 2023-2027.

Shqipëria është zgjedhur një herë si anëtare e Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale gjatë periudhës 2010-2014. Në vitin 2017 Shqipëria u zgjodh anëtare e Komitetit të Konventës së 1970 mbi Trafikimin e Paligjshëm të Pasurive Kulturore dhe Kryetar i Komitetit për periudhën 2017-2018.

Shqipëria është gjithashtu anëtare e Grupit të Bashkuar të Miqve për Trashëgiminë, për barazinë gjinore, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm përmes arsimit dhe sigurisë së gazetarëve.

Shqipëria është e pranishme në Listën e Trashëgimisë Botërore me Butrintin (1992) dhe Qendrat Historike të Gjirokastrës (2005) dhe Beratit (2008), me Pyjet e Lashta të Ahut (Rrajca dhe Lumi i Gashit (2017), me Iso – polifoninë (2005) në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, me Kodikët e Purpurt të Beratit në Kujtesën e Listës Botërore (2005); Në Rezervat e Biosferës të Burimeve Njerëzore dhe Biosferës, Shqipëria ka regjistruar Prespën – Pellgun e Ohrit, si një rezervë ndërkufitare e biosferës (së bashku me Maqedoninë e Veriut); Në Listën e Mbrojtjes Urgjente në 2022 ka regjistruar mjeshtërinë e Xhubletës.

Në vitin 2019, Shqipëria u bashkua me Maqedoninë e Veriut për të regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore pjesën e territorit të saj të Liqenit të Ohrit, si pjesë e “Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore e Rajonit të Liqenit të Ohrit”.