Njoftim mbi protokollin që duhet ndjekur nga udhëtaret që hyjnë në territorin e Shqipërisë gjatë Covid-19 - Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Postuar më: 25/08/2020

Njoftim mbi protokollin që duhet ndjekur nga udhëtaret që hyjnë në territorin e Shqipërisë gjatë Covid-19

Për të gjithë të interesuarit për të udhëtuar drejt Shqipërisë, njoftojmë se Shqipëria i ka hapur kufijtë në datën 1 qershor 2020.

⮚ PËR TË GJITHË SHTETASIT QË KALOJNË NË TERRITORIN E SHQIPËRISË NË RRUGË TOKËSORE:

● Nuk aplikohet detyrimi i karantinimit 14 ditor përvec rasteve të vecanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore;
● Në pikat kufitare hyrëse nuk kërkohen dokumente specifke për të hyrë në territorin shqiptar;
● Në pikat kufitare hyrëse do të matet vetëm temperatura e cila nuk duhet të kalojë 37.5 gradë. Në rast se kalohet kjo shifër, atëherë nuk do jetë i mundur vazhdimi i udhëtimit;
● Në rast hyrjeje në Shqipëri nga kufijtë tokësorë duhet patur parasysh informimi mbi rregulloret e shteteve të tjera ku do kalohet gjatë udhëtimit, pasi ndryshojnë nga shteti në shtet.
● Shtetasit që udhëtojnë në rrugë tokësore për në Shqipëri duhet të marrin informacion paraprak në Ambasadat e shteteve përmes të cilave do të kryejnë tranzit, për të qenë të qartë mbi rregullat e vendosura nga këto shtete në kuadër të pandemisë.
⮚ INDIVIDËT QË UDHËTOJNË NË RRUGË DETARE DUHET TË KOMUNIKOJNË ME PËRFAQËSITË SHQIPTARE NË VENDET NGA DO TË NISEN ME MJETET LUNDRUESE OSE TË KONTAKTOJNË AMBASADAT E KËTYRE VENDEVE.

⮚ PËR UDHËTARËT QË UDHËTOJNË NGA VENDE TË TRETA ME AVION DHE PËRDORIN SI TRANZIT NJË NGA AEROPORTET NDËRKOMBËTARE, TË MBAHET PARASYSH SE:

Nuk do të lejohen të dalin nga zona e tranzitit të aeroportit dhe se nuk do të lejohen të vijojnë udhëtimin e tyre nëse destinacioni pasues është një vend tjetër i hapësirës Schengen, pasi kjo lëvizje nuk konsiderohet tranzit, por hyrje në hapësirën Schengen, prandaj autoritetet aeroportuale do t’i kthejnë në vendet nga kanë mbërritur.

❖ Të gjithë udhëtarët të cilët lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç respektimit të protokollëve në standarde ndërkombëtare që vetë kompanitë ajrore aplikojnë kudo në botë, duhet të ndjekin dhe respektojnë rregullat e shënuara më poshtë:
● Individët duhet të jenë të pajisur me maska për të hyrë në terminalin e Aeroportit Nënë Tereza;
● Fëmijët nën 6 vjeç dhe personat që për arsye shëndetësore nuk mund të mbajnë maskë përjashtohen nga ky rregull;
● Maskat duhet të ndërrohen çdo 4 orë, gjithashtu kur dëmtohen ose lagen pasi humbin efektshmërinë e tyre. Maskat mund të mbahen më shumë ose më pak nëse prodhuesi i maskave e ka specifikuar kohën e përdorimit të saj;
● Nëse pasagjeri shfaq simptoma të COVID-19 të specifikuara më parë, ai/ajo nuk do të lejohen të vazhdojnë udhëtimin dhe të hyjë në Shqipëri;
● Duhen respektuar vendet e caktuara për hyrjen dhe daljen nga aeroporti;
● Aeroporti ka të vendosura pika të automatizuara për të pasur mundësinë që udhëtarët të pajisen me maskë dhe dezinfektantë;
● Udhëtarët që hyjnë në terminal do të kalojnë në tunelin e dezinfektimit;
● Në momentin e check-in do të nënshkuhet një deklaratë mbi statusin e tyre në lidhje me COVID-19 përpara se të pajisen me boarding pass;
● Pasagjeri si në nisje dhe në mbërritje do t’i nënshtrohet matjes së temperaturës dhe nëse ajo i kalon 37.5 gradë, nuk do të jetë e mundur të vazhdohet me udhëtimin;
● Pasagjerët gjatë qëndrimit në aeroport duhet të respektojnë distancën sociale prej 1.5 metra dhe sinjalistikën e vendosur nga aeroporti;
● Ata që nuk respektojnë rregullat dhe masat nuk do lejohen të futen në aeroport ose në rastin e nisjes nuk do lejohen të vazhdojnë me udhëtimin e tyre dhe do të shoqërohen nga autoritetet policore jashtë;
● Kërkohet që në rast se pasagjerët shfaqin simptoma, atëherë të mos ndërmarrin udhëtime por të zbatojnë rregullat e vendosura nga shtetet përkatëse.

⮚ MË POSHTË DO TË GJENI INFORMACION MBI LINJAT AJRORE DHE KOMPANITË QË OPEROJNË AKTUALISHT NË SHQIPËRI, SI DHE RREGULLAT QË DUHEN RESPEKTUAR NGA UDHËTARET TË CILËVE U LEJOHET HYRJE/DALJA NË SHQIPËRI.

Destinacionet e linjave ajrore që janë aktualisht aktive:
SKYUP AIRLINES —– KIEV
LOT POLISHT —– VARSHAVE
AIR SERBIA —- BEOGRAD
EASYJET —- MILANO, LONDËR
EUROWINGS —- SHTUTGART, KELN, DYSELDORF
LUFTHANSA —- FRANKFURT
EDELWEISS —– ZYRIH
TUI FLY BELGIUM —- BRUKSEL
AUSTRIAN AIRLINES —- VJENA
AIR ALBANIA —- ROME, MILANO, BOLONJA, BERGAMO, PIZA, VERONA, STAMBOLL
BRITISH —– HEATHROW
AEGEAN —– ATHINA
BLUE PANORAMA —– BERGAMO, ROMA, TORINO, GENOVA, MILANO, VERONA, BOLONJA, ANKONA
ALBAWINGS —– PIZA, PERUGIA, RIMINI, VENECIA, FIRENCE, BARI, LONDON STANSTED, DYSELDORF, FRANKFURT, HAMBURG
TRANSAVIA —– PARIS
PEGASUS AIRLINES —- STAMBOLL, ANTALIA
FREEBIRD —– ANTALIA
SUNEXPRESS —– ANTALIA
UKRAINIAN AIRLINES —– KIEV, HARKOV
JONIKA —– KIEV
BELAVIA —- MINSK
RYANAIR SUN —– GDANSK, WROCLAW, KATOVICE, POZNAN, KRAKOV, VARSHAVE, POZNAN
WIZZ AIR —- BUDAPEST, VIENA, MEMMINGEN, DORTMUND, BERGAMO, BOLONJA, VERONA, TREVISO, PIZA, LUTON LONDON, BADEN BADEN, BARI, BAZEL, BERLIN, PARIS, CHARLEROI BRUKSEL, CATANIA, EINDHOVEN, HAMBURG, HERAKLION, RODOS, FRANKFURT, MILANO, PRAGA, TORINO.
AMC AVIATION —– VARSHAVE, WROCLAW, POZNAN, KATOVICE

Kjo listë ndryshon vazhdimisht. Prandaj ju këshillojmë që të vizitoni faqen e Autoritetit të Aviacionit Civil http://www.aac.gov.al/ për informacion të përditësuar.
Për informacione të mëtejshme në lidhje me COVID-19 telefononi 127 dhe për këshillim psikologjik telefononi linjën e gjelbër 0800 40-40.