Nju Jork, Ministrja Xhaçka dhe Tileuberdi Mukhtar nënshkruajnë marrëveshjen për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit - Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme
Postuar më: 23/09/2022

Nju Jork, Ministrja Xhaçka dhe Tileuberdi Mukhtar nënshkruajnë marrëveshjen për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar.

Ministrja Xhaçka dhe Ministri Mukhtar nënshkruan në Nju Jork marrëveshjen për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit.

Ministrja Xhaçka u shpreh se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe në lirinë e lëvizjes.

Në kryeqytetin kazak Astana, ka një prani të konsiderueshme shqiptarësh, prej rreth 300-400 personash. Në Kazakistan punojnë nga 3-4 mijë shqiptarë në vit.