Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Dialogu politik: Shqipëria dhe Rumania lidhën marrëdhëniet diplomatike më 16 dhjetor 1913. Rumania ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Shqipërisë. Kryeqyteti i Rumanisë, Bukureshti, në fund të shekullit 19 – fillimi i shekullit 20 ka shërbyer si në qendër e rëndësishme e patriotëve shqiptarë, nga ku është kryer një veprimtari shumë e pasur për pavarësinë dhe çështjen kombëtare shqiptare. Marrëdhëniet midis dy vendeve konsiderohen shumë të mira dhe të qëndrueshme dhe rregullohen nga “Traktati mbi Mirëkuptimin e Ndërsjellë, Bashkëpunimin dhe Fqinjësinë e Mirë midis Rumanisë dhe Republikës së Shqipërisë”, nënshkruar më 11 maj 1994. Viti 2023, shënoi 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Ekziston një vullnet i ndërsjellë për t’i përmirësuar ato më tej, në përfitim të qartë të dy vendeve dhe popujve tanë.

Gjatë vizitës zyrtare që Ministrja e Punëve të Jashtme e Rumanisë, znj. Luminita Odobescu zhvilloi në Tiranë më 14 nëntor 2023 u nënshkrua Planit i Veprimit për periudhën 2024-2025.

Aktualisht, palët janë angazhuar në përpjekje të përbashkëta për ringjalljen e dialogut politik dhe vizitat e nivelit të lartë, në të dyja kahet, me fokus në forcimin e bashkëpunimit sektorial nëpërmjet bashkëpunimit në fushat relevante të dialogut BE-Shqipëri si dhe në konsolidimin e bashkëpunimit ekonomik.

Shqipëria vlerëson rolin dhe mbështetjen e fortë politike dhe teknike që Rumania jep në vazhdimësi për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Shqipëria dhe Rumania së bashku kontribuojnë për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë, duke bashkëpunuar si anëtare të barabarta në NATO, në kuadër të OKB-së, në BE, në kuadër të Procesit të Berlinit dhe në nismat e tjera të bashkëpunimit rajonal.

Më datë 27 tetor dhe më dt. 31 tetor 2023, u vendos linja e fluturimeve direkte Tiranë-Bukuresht, përmes Kompanive ajrore Wizz Air dhe Ryan Air. Shërbim që ofron më shumë të dy vendet dhe popujt si do të ketë një ndikim të veçantë në rritjen e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare.

Në Rumani jeton dhe punon një komunitet i vogël shqiptarësh, të cilët janë të mirë integruar në shoqërinë rumune. Në Rumani studiojnë një numër i konsiderueshëm të rinjsh shqiptarë. Në Shqipëri jeton dhe punon një komunitet i vjetër dhe i konsiderueshëm arumunësh, të cilët gëzojnë statusin e minoritetit dhe gëzojnë të gjitha të drejtat që njihen nga të gjitha konventat dhe ligji për minoritetet. Komuniteti shqiptar në Rumani dhe minoriteti arumun në Shqipëri janë ura të shkëlqyera bashkëpunimi midis vendeve dhe popujve tanë.

Bashkëpunimi Ekonomik: Vëllimi tregtar është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme në krahasim me vitet e mëparshme, megjithatë treguesit e tanishëm ekonomikë nuk pasqyrojnë potencialin e vërtetë mes dy vendeve, pasi ekzistojnë hapësirat apo mundësitë për t’u dhënë këtyre marrëdhënieve një impuls të ri. Gjatë viti 2022 volumi i shkëmbimeve tregtare me Rumaninë ka qenë 138 milionë euro.